Të nderuar besimtarë myslimanë,
Pas muajit të përkushtimit dhe adhurimit ndaj Zotit, po festojmë ditën e harmonisë e të shpresës, ditën e Fitër Bajramit.
Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji që sjellë në vëmendjen tonë se mirësia e dashuria, si dhe ndihma për ata që kanë nevojë, sjellin paqe në zemrat tona fillimisht dhe së bashku e bëjmë paqen në familjet tona, në mesin ku jetojmë, e kudo.
Andaj, uroj t’u jetë pranuar agjërimi të gjithë besimtarëve dhe kjo ditë feste t’i ketë gjetur me shëndet e me të mira në familjet e tyre!
Me fat Fitër Bajramin!
Me respekt,
Prof. Dr. Agron Bajraktari – Rektor