Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, Prof.Dr. Bujar Pira, nga 16-20 Maji 2023, në kuadër të projektit Erasmus+, mori pjese në mobilitet e stafit akademik ne Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshave të Polonisë. Gjatë këtij mobiliteti, Profesori Pira ka ligjëruar para studentëve të këtij universitet në lëndën e Menaxhimit të Projekteve.

Mirëpritja e ngrohtë që Profesori Pira nga drejtuesit e universitetit, stafi dhe studentët si dhe niveli i entuziazmit dhe motivimit të shfaqur nga studentët ishte frymëzues. Bashkëpunimi i Profesorit Pira me profesorët vendas ofroi një mundësi unike për rritje profesionale dhe pedagogjike.

Bashkëpunimi për shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik në mes të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj me Universitetin e Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshave të Polonisë është një bashkëpunim afatgjate dhe shumë i suksesshëm dhe pritet të vazhdoj edhe me shume në të ardhmen.