Studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobilieve, në kuadër të Praktikave Mësimore të planifikuara në lëndët “Projektim Arkitektonik” dhe “Dizajn Produkti” zhvilluan një vizitë praktike në dy ndërmarrje të njohura të prodhimit të mobilieve në Drenas dhe Pjetershticë të Shtimes.

Në të dyja ndërmarrjet “SHEHU GROUP” dhe “MOBILERI IDRIZI”, studentët u njohën nga afër me fazat e procesit teknologjik të produkteve. Ata patën mundësinë të konkretizojnë njohuritë e marra që nga organizimi planimetrik, konceptimi i produktit, dizajnimi, mënyrat e paraqitjes vizuale (për klientët), të gjitha fazat e prodhimit në makineritë teknologjike, si dhe disa aspekte të përgjithshme menaxheriale: nga lënda e parë deri te produkti i gatshëm.

Gjithashtu, edhe studentët e Fakultetit të Menaxhmentit të Inxhinierisë dhe Informatikës, vizituan Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë Panair ishin prezent shumë biznese vendore dhe ndërkombëtare, ku studentët patën mundësi të njoftohen për së afërmi me produktet dhe shërbimet e tyre.Përfaqësues të kompanive prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre, procesin e menaxhimit, të vendimmarrjes, produkteve tregut, prodhimit të produkteve e të paneleve fotovoltaike dhe shitjen, si dhe ju ofruan mundësi studentëve që të vazhdojnë komunikimin për punë praktike për menaxhim dhe inxhinieri.

 

This post is also available in: English