Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Drejtori Menaxhues i Management Developmet Associate (MDA) në Prishtinë, z. Besim Imeri, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi si partner strategjik ne fushën e projekteve te ndryshme.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi shërben si bazë që së bashku të hartojnë dhe aplikojnë në projekte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. UShAF dhe MDA do të zhvillojnë format e bashkëpunimit në fushëveprimet e tyre duke ndërtuar lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta.

Rektori Bajraktari theksoi se ky është një moment i rëndësishëm për ne, pasi ky Memorandum do të vendosë themelet e një marrëdhënie të fortë dhe të gjithanshme mes nesh. Gjithashtu, përmes këtij bashkëpunimi, ne shpresojmë të ndërtojmë një partneritet të qëndrueshëm dhe të dobishëm në fushën e projketeve në të ardhmen.
Z. Imeri vlerësoi lartë punë e përkushtuar të UShAF dhe u shpreh i bindur se ky Memorandum do të na lejojë të ndajmë njohuri, përvoja dhe burime të cilat do të sjellin bashkëpunim në fusha të ndryshme, si: shkëmbimi i informacionit, hulumtimi, zhvillimi i projekteve, dhe shumë të tjera, duke na mundësuar të rrisim efikasitetin tonë dhe të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta.