Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 29.05.2023 deri më 04.06.2023 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2023.

Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve

Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur paraqitja e provimeve.

Ferizaj, 29.05.2023       NGA ADMINISTRATA QENDRORE