Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit

Fakulteti i Turizmit dhe Ambientit ofron program studimi në Menaxhimi i Hotelierisë dhe Turizmit, në ciklin e parë, pra në bachelor dhe programin Menaxhim dhe Inovacion në Turizëm. Programet janë të organizuara në module dhe të vlerësuara me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive.

Fakulteti ka një staf të kualifikuar dhe ambiente moderne të punës, të cilat u mundësojnë studentëve të zotërojnë shkathtësitë e duhura për profesionin të cilin do të ushtrojnë në të ardhmen.

Duke u bazuar në pozitën gjeografike që ka rajoni i Ferizajt dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë në këtë pjesë të Kosovës, e poashtu dhe në programet e studimit që ofrohen në Universitetin tonë, edukimi i kuadrove të reja do të kontribuojë shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Xhulieta Xhymshyti, studente në vitin e tretë në programin e studimeve Menaxhimi i Hotelierisë dhe Turizmit:

Mundësitë e shumta të ndërlidhjes së teorisë me praktikë, e sidomos bashkëpunimi i Universitetit me industrinë e hotelerisë dhe turizmit po na mundëson të fitojmë shkathtësi, të cilat do të na ndihmojnë të krijojmë një të ardhme të sigurt për veten, po edhe të zhvillojmë e promovojmë turizmin në vend.”

Refik Havolli, Pronari i Kompanisë “Passable” mbajti ligjëratë para studentëve të UShAF

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), patën rastin të përfitojnë njohuri nga ligjërata që ua mbajti pronari i Kompanisë “Passable”, z. Refik Havolli, i cili u foli atyre për sfidat e të bërit biznes në Kosovë. This post is also available in: English

This post is also available in: English