USHAF nuk pranon ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e tij

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF) e konsideron vendimin e Ministrit Hajrulla Çeku për caktimin e Prof. Afrim Lokut ushtrues të detyrës së Rektorit ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e Universitetit, dhe nuk e pranon atë.

USHAF ka ushtruese të detyrës së Rektorit, Prof.Asoc.Dr. Fakije Zejnullahu, të zgjedhur nga Këshilli Drejtues me vendimin nr. 4243/26 të datës 05.11.2026 , në ushtrim të kompetencës që i jep [neni 31 i Statutit].

Caktimi i një personi tjetër me vendim të njëanshëm nga Ministri krijon udhëheqje paralele, të cilën Këshilli Drejtues nuk e pranon.

Këshilli Drejtues do ta mbrojë vendimin e tij dhe autonominë institucionale të Universitetit me të gjitha mjetet juridike në dispozicion.