Dizajn Grafik dhe Multimedia – Baçelor 2022/2023
Dizajn Grafik dhe Multimedia – Bachelor (2022-2026)
Programi Dizajn Grafik dhe Multimedia u hartua duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe në bazë të kërkesave të Bordit Industrial, i cili funksionon në kuadër të Universitetit. Bazuar në këto kërkesa programi do të kualifikojë kuadro profesionale me shkathtësi në shërbime të dizajnit grafik, të cilët janë në gjendje të përdorin teknologjinë moderne.
Qëllimi
Qëllimi i programit Dizajn Grafik dhe Multimedia është të zhvilloj kuadra të specializuara të profesionistëve në fushnë e Dizajnit Grafik, me fokus të ofroj shërbimeve të Dizajnit Grafik duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtë kërkesave të tregut të punës.
Rezultatet e pritura të nxënies
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi për të qenë në gjendje të:
- Analizojnë probleme të ndryshme profesionale artistike;
- Aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në lëmit e ndryshme në realizimin e aktiviteteve në fushën e dizajnit grafik;
- Komunikojnë dhe prezantojnë punën e tyre duke përdorur gjuhën dhe terminologjitë profesionale si para profesionistëve ashtu edhe publikut të gjerë;
- Kontribuojnë në mënyrat e reja të menduarit dhe proceseve inovative;
- Vazhdojnë studimet e tyre shkencore dhe profesionale;
Metodologjia e mësimëdhënies:
Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:
- Provimi
- Kolokviumi
- Punimi seminarik
- Praktika profesionale
- Testi praktik gjatë ushtrimeve
Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:
- 90-100 pikë: 10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
- 80-89 pikë: 9 ‘B’ (shumë mirë)
- 70-79 pikë: 8 ‘C’ (mirë)
- 60-69 pikë: 7 ‘D’ (kënaqshëm)
- 50-59 pikë: 6 ‘E’ (mjaftueshëm)
- 0-49 pikë: 5 ‘FX/F’ (dobët)
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punojë si:
- Dizajner Grafik;
- Zhvillues të markave dhe vizualizimin e produkteve;
- Njohës i mire i fushës Multimediale (Audio dhe Video animacioneve)
- Zhvillues dhe profesionalizem në procesin e shtypit;
- Menaxher i përgjithshëm në një studio dizajnuese dhe shtypshkronjë;
- Dizajner i pavarur dhe sipërmarrës;
- Menaxher i projekteve të kampanjave të marketingut
- Institucione edukative.
Kohëzgjatja e Studimeve: 3 vite, gjashtë semestra
Kreditë e fituara: 180 ECTS
Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Baçelor Profesional në Dizajn Grafik dhe Multimedia (Niveli 6 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)
Normat e kalueshmërisë se programit:
Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:
1. Laboratorët:
Fakulteti i Menaxhmentit shfrytezon dy kabinetet e informatikës të paisura me kompjutere, posedon licenca për përdorimin e softuerëve ose përdor versionin shkollorë me licencë falas për qëllime akademike dhe secila klase e mesimit eshte e paisur me Smart Table te gjenerats se fundit.
- Bibliotekën dhe hapësirat për student
Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net → Studentët → e-Biblioteka
- Sistemet elektronike
Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net. Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net. Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.
- Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara
Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.
- Rregulloret për studentë
Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:
- Doracaku i studentit
- Rregullore për Studimet Themelore(Bachelor)
- Rregullorja e Kodit Etik
- Rregullore për Praktikën Studentore
- Rregullore për Transfer të Studentëve
- Rregullore për Zgjedhjet Studentore në UShAF
- Rregullore mbi punën e Parlamentit të Studentëne në UShAF
- Rregullore tjera
- Qendrën e karrierës
Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:
- Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
- Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
- Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
- Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
- Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit:
Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.
Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.
- Dita e dyerve të hapura
Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/
- Materiale informuese
- Linku për broshura

Fisnik Halili, student i vitit të parë në programin e studimeve Dizajn Grafik dhe Multimedia:
“Me punën që po bëhet, mund të them se Universiteti po na hapë rrugë të reja në zotërimin e aftësive, përmes të cilave besoj shumë se do ta gjejmë lehtë veten në tregun e punës.”
Fakulteti i Arteve të Aplikuara në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përbyll punëtorinë intensive dyditore “Introduction to Artificial Intelligence in the realms of Design and Arts” me një grup të përzgjedhur studentësh, të udhëhequr nga Profesori Kushtrim Hamzaj, ligjërues në Universitetin e Mynihut dhe doktorant në Bauhaus University Weimar. This post is […]
This post is also available in: English





