Dizajn Grafik dhe Multimedia – Baçelor 2022/2023

Dizajn Grafik dhe Multimedia – Bachelor 2022/2023

Programi Dizajn Grafik dhe Multimedia u hartua duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe në bazë të kërkesave të Bordit Industrial, i cili funksionon në kuadër të Universitetit. Bazuar në këto kërkesa programi do të kualifikojë kuadro profesionale me shkathtësi në shërbime të dizajnit grafik, të cilët janë në gjendje të përdorin teknologjinë moderne.

Qëllimi
Qëllimi i programit është të zhvilloj kuadra të specializuara të profesionistëve në fushnë e Dizajnit Grafik, me fokus të ofroj shërbimeve të Dizajnit Grafik duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat i përshtaten lehtë kërkesave të tregut të punës.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon, të:

  • Analizojnë probleme të ndryshme profesionale artistike;
  • Aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në lëmit e ndryshme në realizimin e aktiviteteve në fushën e dizajnit grafik;
  • Komunikojnë dhe prezantojnë punën e tyre duke përdorur gjuhën dhe terminologjitë profesionale si para profesionistëve ashtu edhe publikut të gjerë;
  • Kontribuojnë në mënyrat e reja të menduarit dhe proceseve inovative;
  • Vazhdojnë studimet e tyre shkencore dhe profesionale;

Objektivat  specifike

  • Punojnë në mënyrë individuale dhe grupore në problemet teorike dhe praktike (duke gjetur dhe aplikuar metodat adekuate të hulumtimi shkencor);
  • Kuptojnë kompleksitetin e procesit të operacioneve të shtypit grafik dhe shërbimeve dizajnuese dhe anasjelltas;
  • Aplikojnë metodat moderne të menaxhimit të cilësisë në funksion të rritjes së efiçencës;
  • Shfrytëzojnë programet moderne kompjuterike (Corel Draw, Adobe Photoshop, Adobe Indesign, Adobe Ilustrator, Adobe After Effects, Open source web (wordpress) etj) në dizajnin dhe ofrimin e shërbimeve te dizajnit grafik, shtypit dhe multimedias.
  • Planifikojnë, inicojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme ne fushen e dizajnit Grafik dhe multimedia (audio, video);
  • Menaxhojnë projekte të dizajnit grafik, që nga ideja, dizajni e deri te zhvillimi i tij gjatë gjithë ciklit të tij jetësor;
  • Menaxhoj mbrojtjen dhe sigurinë në punë si dhe ruajtjen e ambientit.

Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte si:

  • Dizajner Grafik;
  • Zhvillues të markave dhe vizualizimin e produkteve;
  • Njohës i mire i fushës Multimediale (Audio dhe Video animacioneve)
  • Zhvillues dhe profesionalizem në procesin e shtypit;
  • Menaxher i përgjithshëm në një studio dizajnuese dhe shtypshkronjë;
  • Dizajner i pavarur dhe sipërmarrës;
  • Menaxher i projekteve të kampanjave të marketingut
  • Institucione edukative.

Fisnik Halili, student i vitit të parë në programin e studimeve Dizajn Grafik dhe Multimedia:

“Me punën që po bëhet, mund të them se Universiteti po na hapë rrugë të reja në zotërimin e aftësive, përmes të cilave besoj shumë se do ta gjejmë lehtë veten në tregun e punës.”

Hapet thirrje për aplikim – Young Cell Scheme Raundi XIV / Programi i BE-së për bursa post-diplomike

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, lajmërojnë hapjen e konkursit për Raundin XIV të aplikimit për Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës,i cili implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut, Greqi dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike, Francë. This post is also available in: English

This post is also available in: English