Dizajn Grafik dhe Multimedia – Baçelor

Dizajn Grafik dhe Multimedia – Bachelor

Programi Dizajn Grafik dhe Multimedia u hartua duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe në bazë të kërkesave të Bordit Industrial, i cili funksionon në kuadër të Universitetit. Bazuar në këto kërkesa programi do të kualifikojë kuadro profesionale me shkathtësi në shërbime të dizajnit grafik, të cilët janë në gjendje të përdorin teknologjinë moderne.

Qëllimi
Programi ka për qëllim të zhvillojë kuadro të profesionalizuara në fushën e dizajnit grafik, me fokus në orfrimin e shërbimeve të ndryshme që janë të rëndësishme për këtë fushë, duke përdorur teknologjinë dhe aplikacionet e kohës së fundit, të cilat u përshtaten lehtë kërkesave të tregut të punës.

Objektivat e përgjithshme
Që studentët në të ardhmen të kenë sukses në një mjedis konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, Universiteti u ofron mësim teorik dhe praktik, i cili u ndihmon:

  • të punojnë në mënyrë individuale dhe grupore në problemet teorike dhe praktike (duke gjetur dhe aplikuar metodat adekuate të hulumtimi shkencor);
  • të kuptojnë kompleksitetin e procesit të operacioneve të shtypit grafik dhe shërbimeve dizajnuese dhe anasjelltas;
  • të aplikojnë metodat moderne të menaxhimit të cilësisë në funksion të rritjes së efiçiencës;
  • të shfrytëzojnë programet moderne kompjuterike (Corel Draw, Adobe Photoshop, Adobe Indesign, Adobe Flash, Adobe Ilustrator, Adobe Dreamweaver, Open source web (wordpress) etj) në dizajnin dhe ofrimin e shërbimeve të dizajnit grafik dhe shtypit;
  • të planifikojnë, inicojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme në fushën e dizajnit grafik dhe multimediave (audio, video);
  • të menaxhojnë projekte të dizajnit grafik, që nga ideja, dizajni e deri te zhvillimi i tij gjatë gjithë ciklit të tij jetësor; dhe
  • të menaxhojnë mbrojtjen dhe sigurinë në punë, si dhe ruajtjen e ambientit.


Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, i diplomuari do të mund të punonte si:

  • dizajner grafik,
  • zhvillues i amballazhimit dhe vizualizimit të produkteve,
  • mbikëqyrës i prodhimit në shtypshkronjë,
  • zhvillues dhe dizajner i procesit të printimit,
  • menaxher i përgjithshëm në një studio dizajnuese dhe shtypshkronjë,
  • dizajner i pavarur dhe sipërmarrës, ose
  • menaxher i projekteve të kampanjave të marketingut.

Fisnik Halili, student i vitit të parë në programin e studimeve Dizajn Grafik dhe Multimedia:

“Me punën që po bëhet, mund të them se Universiteti po na hapë rrugë të reja në zotërimin e aftësive, përmes të cilave besoj shumë se do ta gjejmë lehtë veten në tregun e punës.”

Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit

Në përmbyllje të një viti të suksesshëm për Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, shpreh mirënjohjen time ndaj studentëve dhe stafit për përkushtimin e tyre, si dhe ndaj të gjithë miqve dhe partnerëve që na kanë mbështetur në realizimin e misionit tonë akademik dhe profesional. This post is also available in: English

This post is also available in: English