Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Shabanin, Ademin, Hamzën dhe gjithë familjen Jashari i kujtojmë dhe nderojmë përmes Epopesë së UÇK-së, sikur që kujtojmë gjithë ata që jetën ja falën Kosovës dhe shqiptarëve ju siguruan liri dhe të ardhme.
Është hapur thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të rinj (Youth Innovators Program) për studentet e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe shtatë Universiteteve dhe Kolegjeve tjera partnere, pjese e Crosscience Initiative
Në kuadër të Programit Erasmus+, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mbajt Tryezë diskutimi me temë “Mësimnxënia me studentin në qendër, mundësitë dhe sfidat në arsimin e lartë në Kosovë”, me ekspertë për reforma në arsimin e lartë (HERE).
Lajmërohen studentët Bachelor dhe Master, se nga data 20.02.2023 e deri më 03.03.2023 do të bëhet regjistrimi i semestrit veror për vitin akademik 2022/2023. Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar, për shkak se sistemi elektronik mbyllet në mënyrë automatike dhe pas këtij afati nuk mund të bëhet regjistrimi i semestrit.
Për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), u mblodhën stafi i Universitetit për të nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Dita e Pavarësisë është ditë e madhe e historisë së Kosovës, ditë që na i kujton përpjekjet e mëdha të luftëtarëve, patriotëve e intelektualëve që punuan pa u ndalë për liri e shtet.
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës me datën 17.02.2023 ( e Premte) do të jetë ditë pushimi.
Njoftohen studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se nga data 16.02.2023 (e enjte), do të fillojë procesi mësimor për semestrin veror të vitit akademik 2022/23, për të dyja nivelet e studimeve (bachelor dhe master).
Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit programi ‘’Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve’’, kan bërë prezentimin e punës së realizuar gjatë zhvillimit të lëndës Seminar (Intership) në ndërmarrjet e përpunimit të drurit, në regjionin e Ferizajt.
Studentët e Dizajnit Grafik dhe Multimedias, pasuruan hapësirat e Universitetit me shumë ngjyra arti. Terminali vetëshërbyes u plotësua edhe artistikisht, ndërsa hapësirat e korridorit tashmë janë tjetërsuar dhe janë bërë më të këndshme për të gjithë.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lajmërim për regjistrimin e semestrit veror 2024/25 24 Shkurt, 2025
- UShAF feston 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës 19 Shkurt, 2025
- Urimi i Rektorit Bajraktari për Ditën e Pavarësisë 16 Shkurt, 2025