Për herë të dytë, por me një sukses akoma më të lartë, tetë vajza që studiojnë në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Informatikës në UShAF, fituan mundësinë të jenë pjesë e projektit Global Engineer Girls Kosovo (GEG).

Pas një procesi aplikimi dhe testimi, projekti GEG Kosova ka përzgjedhur 30 studente nga universitetet publike të Kosovës që studiojnë Inxhinieri, tetë nga këto vajzat janë studente të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Ky projekt (GEG), në partneritet me Limak Kosovo dhe United Nations Development Programme në Kosovë, po ndihmon studentet në Kosovë që të bëhen më të sigurta dhe të gatshme për t’u bërë pjesë e tregut të punës në fushën e Inxhinierisë.

Tetë studentet e UShAF-it që përfituan nga projekti GEG janë:

  1. Jehona Berisha, Informatikë të Aplikuar, viti pare
  2. Gentiana Ramadani, Informatikë të Aplikuar, viti pare
  3. Brikena Duga, Informatikë të Aplikuar, viti I dyte
  4. Nazife Loku, Informatikë të Aplikuar, viti I dyte
  5. Rinesa Çerkini, Inxhinieri Industriale me Informatikë, viti i dytë
  6. Albina Luri, Inxhinieri Industriale me Informatikë, viti i dytë
  7. Azra Elezi, Inxhinieri Industriale me Informatikë, viti i dytë
  8. Ajshe Gavazi, Inxhinieri Industriale me Informatikë, viti i tretë

UShAF u uron sukses vajzave fituese në këtë rrugëtim të ri të zhvillimit profesional!

This post is also available in: English