Skema “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV” është një program i bursave per studime master, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar per Shërbime Publike, Francë.

Young Cell Scheme është një mundësi unike dhe bursa ofron financim te plote për studentët e rinj kosovarë te fushave te ndryshme për të studiuar në universitetet më të mira që gjenden në shtetet anëtare të BE-së si dhe mundësi për të punuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në shërbimin civil të Qeverise se Kosoves për një periudhë prej tre vitesh, pas përfundimit me sukses të studimeve.

Qëllimi kryesor i YCS është të ofrojë një mundësi unike për studentët për të studiuar si dhe për të rritur mundësitë e tyre profesionale përmes punës afatgjatë për shërbimin civil të Kosovës.

Ky shërben si njoftim për thirrjen e ardhshme për aplikime që do të jetë e hapur për popullatën e përgjithshme, nëpunësit civilë dhe të diplomuarit në fusha të tilla si integrimi evropian, drejtësi, administrate publike, burime njerëzore, diplomaci dhe fusha të tjera akademike.

Për detajet e programit, kriteret e aplikimit dhe përfitimet e ofruara nga Skema “Young Cell Scheme” Raundi XIV, në UShAF me daten 22 Mars, ora 12:00, në amfiteatrin “Isak Jashari”, do të organizohet sesion informativ më përfaqësuesit e programit.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të programit: www.ycskosovo.org