Sot, me 8 Mars, urojmë nënat, gratë dhe vajzat tona, që me guxim dhe durim udhëheqin rrugën drejt një familje të shëndoshë dhe të suksesshme, drejt një Kosove me të ardhme të sigurt.

Përkulemi para sakrificave të grave nëpër breza, atyre që lindën e rritën vajza e djem që i dolën zot Atdheut, atyre që jetuan me ëndrrat më të bukura për të ardhmen e fëmijëve të tyre, e që përjetuan dhimbjen e madhe të rënies për liri të më të dashurve të tyre.

Çdo çast i jetës sonë, çdo frymëmarrje e jona, duhet të jetë motiv për të punuar në fuqizimin e gruas, sepse kjo është mënyra e vetme që të tregojmë mirënjohje ndaj atyre që kanë qenë dhe janë prijëse të ndryshimeve, të edukimit dhe emancipimit të shoqërisë.

Urime 8 Marsi!

Paqi shëndet e jetë!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor