Për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Fadil Rexhepi, LLM, MRICS, PMP, ACIArb, mbajti një prezantim të përqendruar në disa tema të rëndësishme në fushën e Menaxhimit të Projekteve dhe digjitalizimit të proceseve.

Për pjesëmarrësit, z. Rexhepi shpalosi eksperiencën e tij të pasur në menaxhimin e megaprojekteve, duke përfshirë projekte prestigjioze si:

  • Burj Khalifa, Dubai
  • Dubai Parks and Resort, Dubai
  • Qetaifan Island North, Qatar
  • Gewan Island, Qatar

Në këtë ligjëratë, ai gjithashtu u ndal për të ndarë me audienca përvojën e tij të gjatë, 24-vjeçare, në karrierën e menaxhimit të projekteve në kompani ndërkombëtare si KBR Inc, Johnson Control Inc, Atkins Realis dhe përvojën aktuale në kompaninë e njohur Siemens në Dubai.