Të nderuar mësimdhënës,

7 Marsi – Dita e Mësuesit na sjellë në mend të gjithë mësimdhënësit shqiptarë që u kujdesën për gjuhën, arsimimin dhe emancipimin e kombit shqiptar.

Mësuesit tanë gjatë historisë patën edhe një mision tjetër: edukimin e brezave se si duhet atdheu, duke i frymëzuar vazhdimisht që të përpiqen dhe të luftojnë për të arritur te liria.

Tani, mësimdhënësit tanë me përkushtim po kujdesen për të ardhmen e brezave, duke i përgatitur ata që të ecin të sigurtë me moshatarët e tyre kudo në botë.

Në këtë ditë të veçantë, uroj që të gjithë mësimdhënësit të kenë shëndet dhe të udhëheqin me sukses Kosovën drejt të ardhmes së sigurtë, me qytetarë të ditur dhe të përgjegjshëm.

Urime Dita e Mësuesit!

Me respekt,

Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor