Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Njoftohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) se sipas Kalendarit të Festave Zyrtare, për nderë të Festës së Krishtlindjeve Katolike, me datën 25.12.2025 ( e Enjte) do të jetë ditë pushimi. Ferizaj, 24.12.2025 NGA REKTORATI I UShAF
Në bazë të nenit 16, të Ligjit të Punës nr.03/L-212 dhe vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nr. 3189/25, të datës 24.09.2025, Administrata Qendrore e UShAF, me datën 22.12.2025, shpallë: Konkurs për angazhimin e studentëve dhe të diplomuarve në punë praktike në administratën qendrore të UShAF-së
Në kuadër të kampanjës “16 Ditët e Aktivizmit”, u organizua një ngjarje artistike që bashkoi studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara të Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe studentët e Fakultetit të Arteve të Universiteti i Prishtinës, përmes ekspozitës së përbashkët “BodyRight”.
U realizua një vizitë studimore dyditore me studentët e Fakultetit të Arteve të Aplikuara të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) në Selanik, Greqi. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të vizitojnë disa ekspozita dhe muze të rëndësishëm, përfshirë MOMus – Muzeun e Fotografisë, Muzeun e Artit Eksperimental, si dhe hapësira të dedikuara […]
Fadil Rexhepi, mbajti një prezantim mbi inteligjencën artificiale dhe përdorimin e të dhënave në fushën e biznesit dhe teknologjisë për studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF)
Bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit (Memorandum of Understanding) ndërmjet Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe SmartCity Corporation, si dhe në kuadër të zbatimit të programit Master ndërkombëtar “Be Smart in the City”, shpallet konkurs për përzgjedhjen e studentëve të studimeve Master për pjesëmarrje në këtë program.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) finalizoi dokumentin “Plani për Barazi Gjinore 2025–2028”, i mbështetur nga projekti “Sustainable Higher Education and Research in Kosovo (SHER)”.
Fakulteti i Arteve të Aplikuara në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përbyll punëtorinë intensive dyditore “Introduction to Artificial Intelligence in the realms of Design and Arts” me një grup të përzgjedhur studentësh, të udhëhequr nga Profesori Kushtrim Hamzaj, ligjërues në Universitetin e Mynihut dhe doktorant në Bauhaus University Weimar.
28 Nëntori, një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, na bashkon rreth vlerave të lirisë, sakrificës dhe identitetit shqiptar. Kjo ditë shënon Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tri ngjarje që përbëjnë themelin e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe […]
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF se bazuar në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nderë të Festës së 28 Nëntorit, me datën 28.11.2025 (e Premte) do të jetë ditë pushimi. Ferizaj, 27.11.2025 NGA REKTORATI
Calendar
| H | M | M | E | P | S | D |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Menaxhmenti i UShAF viziton Resort Planet në Gjilan 3 Shkurt, 2026
- L A J M Ë R I M 21 Janar, 2026
- Studentët e UShAF në bashkëpunim akademik ndërkombëtar me FH Salzburg 15 Janar, 2026