I/e nderuar,
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizon ekspozitën tradicionale të punimeve dhe projekteve të studentëve “Profesionistët e së Ardhmes 2026”, e cila do të mbahet më 18 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e universitetit.
Në këtë ekspozitë do të prezantohen punime, projekte inovative, dizajne, modele dhe realizime praktike të studentëve nga të gjitha fakultetet e UShAF-it.
Ekspozita synon të promovojë talentin dhe përgatitjen profesionale të studentëve, si dhe të krijojë një urë lidhëse ndërmjet universitetit, industrisë dhe komunitetit.
Ju ftojmë që me praninë tuaj të nderoni këtë aktivitet dhe të bëheni pjesë e ekspozitës “Profesionistët e së Ardhmes 2026”.
📅 Data: 18 maj 2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj
