Fakulteti i Arteve të Aplikuara organizon ligjëratë dhe punëtori dyditore me Petrit Hoxhën, zhvillues dhe dizajner i lojërave digjitale, puna e të cilit fokusohet në krijimin e përvojave virtuale eksperimentale dhe interaktive.
Aktiviteti synon të ofrojë njohuri praktike dhe diskutime mbi zhvillimin e lojërave, artin digjital, narrativën interaktive dhe përvojat virtuale bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë kreative dhe inspiruese për studentët.
Petrit Hoxha ka përfunduar studimet Master në Media Digjitale në Universitetin e Arteve në Bremen, Gjermani. Ai ka qenë i nominuar në festivalet ndërkombëtare A MAZE. Berlin dhe IDFA Amsterdam me projektin e tij “Yugo: The Non-Game”, një projekt që eksploron kufijtë ndërmjet lojës, artit dhe eksperiencës virtuale.
Pjesëmarrës mund të jenë të gjithë studentët e interesuar nga Fakulteti i Arteve të Aplikuara dhe programet tjera të universitetit.
Datë: 25 dhe 26 maj 2026
Vendi: Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Salla 303
Të interesuarit mund të paraqiten në emailin: