Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg, në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), në kuadër të programit Erasmus+ International Credit Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian, hap thirrjen për mobilitet për semestrin Dimëror 2024.
Skema “Young Cell Scheme Raundet XIII-XIV-XV” është një program i bursave per studime master, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe i zbatuar nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar per Shërbime Publike, Francë.
Të nderuar besimtarë myslimanë, Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Kjo periudhë e veçantë e faljes, reflektimit dhe solidaritetit, sjellë me vete më shume mundësi për të rritur ndërgjegjësimin tonë ndaj vlerave njerëzore dhe për të bërë ndryshime pozitive në jetën e të gjithëve. Uroj që solidariteti, humanizmi, falja, harmonia dhe paqja të jenë […]
Sot, me 8 Mars, urojmë nënat, gratë dhe vajzat tona, që me guxim dhe durim udhëheqin rrugën drejt një familje të shëndoshë dhe të suksesshme, drejt një Kosove me të ardhme të sigurt. Përkulemi para sakrificave të grave nëpër breza, atyre që lindën e rritën vajza e djem që i dolën zot Atdheut, atyre që […]
Në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) u shënua 26-të vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, ngjarje e cila u hap me një minut heshtje, për nderë të të rënëve për lirinë e Kosovës.
Të nderuar mësimdhënës, 7 Marsi – Dita e Mësuesit na sjellë në mend të gjithë mësimdhënësit shqiptarë që u kujdesën për gjuhën, arsimimin dhe emancipimin e kombit shqiptar. Mësuesit tanë gjatë historisë patën edhe një mision tjetër: edukimin e brezave se si duhet atdheu, duke i frymëzuar vazhdimisht që të përpiqen dhe të luftojnë për […]
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari takoi Sekretarin e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, dhe njëkohësisht udhëheqësin e seksionit për Kulturë dhe Politikë, z. Christian Böttcher dhe z. Adrian Ramabaja, përfaqësuesin e DAAD-së.
Grupi punues për zbatimin e aktiviteteve në projektin e fituar nga Granti i ndarë nga Ambasada e SHBA në Kosovë përmes Kosovo Unitet States Alumni – KUSA, ka zhvilluar takim pune, menaxheri i projektit Ismail Mehmeti i ka informuar anëtarët e grupit punues dhe kanë diskutuar rreth aktiviteteve të kryera në projekt dhe ato që […]
Në hapësirat e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) u mbajt trajnimi në fushën e video-animacionit me artisten dhe profesoreshën nga Hungaria, Ana Szöllősi. Ky trajnim u ofrua të gjithë të rinjve të interesuar nga Kosova dhe Presheva.
Ju njoftojmë se me datë 27/02/2024, e martë, nga ora 10:30, në amfiteatrin “Isak Jashari”, do të mund të dëgjoni një ligjëratë nga z. Fadil Rexhepi, LLM, MRICS, PMP, ACIArb, i cili do të mbajë një prezantim në lidhje me disa tema në fushën e Projekt Menaxhmentit dhe digjitalizimit të proceseve.