Ju njoftojmë se me datë 27/02/2024, e martë, nga ora 10:30, në amfiteatrin “Isak Jashari”, do të mund të dëgjoni një ligjëratë nga z. Fadil Rexhepi, LLM, MRICS, PMP, ACIArb, i cili do të mbajë një prezantim në lidhje me disa tema në fushën e Projekt Menaxhmentit dhe digjitalizimit të proceseve.

  1. Fadili do të prezantojë projektet e mëdha në të cilat ka qenë i përfshirë:
  • Doha International Airport, Qatar
  • Burj Khalifa, Dubai
  • Dubai Parks and Resort, Dubai
  • Qetaifan Island North, Qatar
  • Gewan Island, Qatar

Gjithashtu, ai do të ndajë përvojën e tij të gjatë 24-vjeçare në karrierën e menaxhimit të projekteve në kompani ndërkombëtare si KBR Inc, Johnson Control Inc, Atkins Realis dhe aktualisht, Siemens në Dubai.

Ju mirëpresim!