Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) hapë afatin e dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2025/26

Në këtë afat të konkursit në nivelin bachelor, do të pranohen 107 studentë të rregullt, prej të cilëve 51 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 8 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 7 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Dizajn Grafik dhe Multimedia; (Vetëm për kuotat e rezervuara)
  2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
  3. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;(Vetëm për kuotat e rezervuara)
  4. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;(Vetëm për kuotat e rezervuara)
  5. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
  6. Informatika e Aplikuar;(Vetëm për kuotat e rezervuara)
  7. Inxhinieri Industriale me Informatikë.

Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 52 studentë të rregullt, prej të cilëve 15 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 4 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 4 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 4 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

  1. Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn i Interierit; (Vetëm për kuotat e rezervuara)
  2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
  3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;
  4. Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni.

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 15/09/2025 deri më 29/09/2025 deri në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 15/09/2025 deri më datën 29/09/2025 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko  

Video udhëzuese për aplikim

Konkursi per studimet bachelor

Konkursi per studimet master