Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit – Master (MSc)

Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit – Master (MSc)

Programi dyvjeçar “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” niveli Master (MSc) – në kuadër të Fakultetit te Menaxhmentit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit – me qasje të dizajnimit të të menduarit ndërmarrës, te menduarit inovativ, mënyrës se negocimit, te mësuarit për një ekonomi cirkulare dhe digjitale, për një metodë te mire te menaxhimit financiar, aplikim te drejt dhe etik te legjislacionit ne ekonomi si dhe aspektet tjera ndërlidhur me krijimin e kompetencave qe studentin e bëjnë konkurrent ne tregun e punës.

Ky program ofron një qasje te re në te mësuarit duke synuar aktivitetin mësimor individual dhe grupor te punës së studentëve, ata do te përgatiten për zgjidhjen e problemeve teorike dhe praktike, duke gjetur dhe aplikuar metoda adekuate të hulumtimit. Studentët gjithashtu do te orientohen ne një pune hulumtuese duke planifikuar, iniciuar dhe ekzekutuar projekte qe janë te parapara ne kurikulen e programit mësimor.

 Qëllimi

Qëllimi i programit “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” niveli Master, është të zhvilloj aftësi thelbësore dhe strategji efektive për formimin e kuadrove me mendësi inovative ndërmarrëse, me synim për të ndërtuar shkathtësi dhe kompetenca të menaxhimit, krijimit dhe aplikimit të inovacionit ndërmarrës si dhe rritjes së qëndrueshme të ndërmarrjes në ekonomin e tregut. Zhvillimet ekonomike ne nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar kane determinuar nevojën për te studiuar fushën për Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, me studimin e kësaj fushe studentet përfitojnë njohuri te cilat kane karakter ndërkombëtar.

Objektivat e programit “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” – ndër të tjera – janë:

  • Formimi i kuadrove të cilët janë në gjendje të krijojnë dhe zhvillojnë ndërmarrësinë duke kontribuar zhvillimit të tregut dhe ngritjes së punësimit,
  • Zhvillimi i aftësive te studentët për identifikimin, krijimin dhe aplikimin e ideve inovative ndërmarrëse për te qenë kompetitivë me produkte dhe shërbime në ekonomin e tregut,
  • Ndërtimi i kompetencave menaxheriale te të diplomuarit për zbatimin në praktikë të parimeve të menaxhimit në biznese inovative,
  • Avancim të njohurive ndërmarrëse te studentët për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të biznesit në një ekonomi të tregut,

Programi – përmes lëndëve që ligjërohen ofrone mundësi te zhvillimit te njohurive, kompetencave dhe shkathtësive specifike.

 Rezultatet e pritura të nxënies

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi për të qenë në gjendje të:

  • Zhvillon njohurit të avancuara për të krijuar dhe mbështetur modelet në ndërmarrësi inovative,
  • Ndërton aftësi për ide të reja ndërmarrëse të qëndrueshme në një ambient dinamik dhe të pa-parashikuara të tregut,
  • Harton strategji krijuese për ndjekjen, shfrytëzimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mundësive të reja,
  • Përpilon plane të biznesit duke përfshirë kapitalin financiar, legjislacionin, hulumtimin e tregut, dhe aspektet teknologjike,
  • Prezanton dhe komunikon idetë/modelet e biznesit duke përdorur paisjet tekonologjike dhe programet softuerike,
  • Demonstron shkathtësi menaxheriale për zgjidhjen e problemeve ndërlidhur me ndërmarrjen, ekonominë dixhitale dhe menaxhimin e inovacionit,
  • Planifikon në mënyrë strategjike burimet njerëzore, menaxhon zingjirin furnizues duke vlerësuar riskun dhe rendësin e negocimit në ndërmarrje,
  • Zotëron njohuri dhe kompetencë për konceptet që mbështesin inovacionin ndërmarrës brenda organizatës
  • Implementon hapat e nevojshëm për shndërrimin e idesë në një Start-Up,
  • Aplikon metodat e ndryshme të kërkimit shkencor që përdoren ne ndërmarrësi, inovacion dhe teknologjinë e re.

Metodologjia e mësimëdhënies: 

Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:

  1. Provimi
  2. Kolokviumi
  3. Punimi seminarik
  4. Praktika profesionale
  5. Testi praktik gjatë ushtrimeve

Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:

  • 91-100 pikë:  10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
  • 81-90 pikë:  9  ‘B’ (shumë mirë)
  • 71-80 pikë:  8  ‘C’ (mirë)
  • 61-70 pikë:  7  ‘D’ (kënaqshëm)
  • 51-60 pikë:  6  ‘E’ (mjaftueshëm)
  • 0-50 pikë: 5   ‘FX/F’ (dobët)

 Mundësi punësimi në të ardhmen

Pas përfundimit të studimeve të tyre, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në institucionet publike dhe private, qe mund të jenë:

  • Themelues i ndërmarrjes dhe CEO,
  • Menaxher i projekteve inovative,
  • Menaxher ndërmarrje,
  • Këshilltar legjislativ për ndërmarrësi dhe inovacion,
  • Hulumtues dhe zhvillues i biznesit,
  • Konsulent i Dizajnimit të Biznesit dhe Inovacionit
  • Konsulent i Ndërmarrjes,
  • Menaxher i riskut në ndërmarrje,
  • I punësuar në institucione publike, etj;

Kohëzgjatja e Studimeve: 2 vite, katër semestra

 Kreditë e fituara: 120 ECTS

Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Master i Shkencave ne Menaxhment  (Niveli 7 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)

 Normat e kalueshmërisë se programit

Treguesit kryesorë të performancës Caku
Kënaqshmëria e të diplomuarve me programin 65%
Kënaqshmëria e punëdhënësve të të diplomuarve me programin 75%
Punësimi i të diplomuarve (shkallën e punësimit) 60%
Kënaqshmëria e studentëve me programin 65%
Shkalla e diplomimit deri në dy vite nga viti i regjistrimit 50%
deri në katër vite nga viti i regjistrimit 35%
Shkalla e progresit nga viti në vit

 

Nga viti i parë në të dytin 70%
Shkalla e kalueshmërisë në provime gjate ciklit te një viti akademik Shkalla e kalimit në afatin e pare 50%
Shkalla e kalimit në afatin e dyte 30%
Shkalla e kalimit në afatin e tretë 15%
Raporti mësimdhënës/student Mesatarisht 1:5

 Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:

1. Laboratorët:

Fakulteti i Menaxhmentit shfrytezon dy kabinetet e informatikës të paisura me kompjutere, posedon licenca për përdorimin e softuerëve ose përdor versionin shkollorë me licencë falas për qëllime akademike dhe secila klase e mesimit eshte e paisur me Smart Table te gjenerats se fundit.

  1. Bibliotekën dhe hapësirat për student

Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net  → Studentët → e-Biblioteka

  1. Sistemet elektronike

Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net.  Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net.  Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.

  1. Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara

Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.

  1. Rregulloret për studentë

Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:

  1. Qendrën e karrierës

Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:

  • Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
  • Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
  • Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
  • Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
  • Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
  1. Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit:

Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e  mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.

Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas  Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.

8. Dita e dyerve të hapura

Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/

  1. Materiale informuese
  • Linku për broshura
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT PËR PËRZGJEDHJEN E STUDENTËVE TË STUDIMEVE MASTER NE PRGRAMIN “BE SMART IN THE CITY”

Njoftohen të gjithë të interesuarit se, bazuar në konkursin e publikuar më parë për përzgjedhjen e studentëve të studimeve Master për pjesëmarrje në programin ndërkombëtar “Be Smart in the City”, afati për aplikim është shtyrë për dy (2) ditë. This post is also available in: English

This post is also available in: English