Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia – Baçelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia – Bachelor
Programi trevjeçar “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” në kuadër të Fakultetit te Menaxhmentit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e biznesit dhe të menduarit ndërmarrës, ne inovacione, ne planifikim të aktiviteteve biznesore, njohuri për komunikimin në biznes, dhe njohuri, aftësi dhe shkathtësi tjera të ndërlidhura me Menaxhimin e Biznesit dhe Ndërmarrësisë. Programi ofron një qasje të re të të mësuarit në mënyrë individuale dhe në grupe, për zgjidhjen e problemeve teorike dhe praktike, duke gjetur dhe aplikuar metoda adekuate të hulumtimit. Studentët gjithashtu planifikojnë, iniciojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme në fushën e menaxhimit.
Qëllimi
Zhvillimet ekonomike ne nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar kane determinuar nevojën për te studiuar fushën për Menaxhim te biznesit dhe zhvillimin e Ndërmarrësisë, me studimin e kësaj fushe studentet përfitojnë njohuri te cilat kane karakter ndërkombëtar. Qëllimi i këtij programi është të zhvillojë kuadro të specializuara të profesionistëve në fushën e menaxhimit te biznesit dhe krijimin e një fryme të të menduarit për ndërmarrësin, të cilat kuadro në të ardhmen do të ndihmojnë në strukturën dhe organizimin e bizneseve në vend dhe jo vetëm, dhe në këtë mënyrë në vazhdimësi ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe me gjerë.
Objektiv i programit të studimit Baçelor “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” është t’u ofrojë studentëve njohuri të duhura në fushën e menaxhimit të biznesit dhe ndërmarrësisë:
- Zhvillimi i menaxherëve të suksesshëm të biznesit të cilët aplikojnë metodat bashkëkohore të menaxhimit në adresimin e ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit biznesor në funksion të përmirësimit të pozicionit konkurrues të ndërmarrjes.
- Zhvillimi në ndërmarrës të suksesshëm të cilët janë në gjendje të identifikojnë potencialet zhvillimore të tyre në një ndërmarrësi të suksesshme dhe të qëndrueshme.
Në një mjedis ekonomik shumë konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, programi – përmes lëndëve që ligjërohen dhe praktikës që aplikohet – ofron mësimin teorik dhe praktik për zhvillimin e njohurive, kompetencave dhe shkathtësive specifike.
Rezultatet e pritura të nxënies
Pas përfundimit të suksesshëm të këtij programi, studenti do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi për të qenë në gjendje të:
- Ndërton njohuri gjithëpërfshirëse për menaxhimin e biznesit dhe ndërmarrësin, duke përfshi fazat e menaxhimit, kuptimin e ndërmarrësisë, duke zhvilluar aftësi te menduarit kritik ne sferën e menaxhimit, mjedisit biznesor e inovacionit;
- Zhvillon aftësi efektive në komunikimin me shkrim dhe me gojë duke përdorur metodat dhe teknologjitë e duhura profesionale dhe shkencore;
- Demonstron njohuri themelore në analizat numerike dhe financiare për një menaxhim me metoda te avancuara te biznesit bazuar ne shkence dhe inovacion;
- Njeh menaxhimin e burimeve te biznesit – humane, financiare, logjistike, për ti avancuar ndryshimet pozitive ne ambientin biznesor;
- Përdor mjetet e duhura strategjike në procesin e vendimmarrjes për të zgjidhur probleme komplekse në mënyrë profesionale me metoda analitike/inovative;
- Kupton rendësin e menaxhimit te biznesit ne mënyrë etike, rritjen e cilësisë se punës me metoda moderne menaxheriale dhe rritjen e përgjegjësisë qytetare ndaj komunitetit, rrethit ku punon si dhe ruajtjen e ambientit,
- Ndërton aftësi/shkathtësi dhe kompetenca profesionale – përmes aplikimit te rasteve studimore (hulumtimeve) praktike te bizneset,
- Kombinon teorinë mësimore me praktiken qe i mundëson për te udhëhequr një karrierë profesionale dhe jete produktive;
- Identifikon çështjet etike, mjedisore dhe legjislative gjate procesit te vendimmarrjes në biznes dhe zhvillimin e ndërmarrësisë;
- Aplikon njohurit, aftësitë dhe kompetencat nga fusha e menaxhimit te biznesit dhe ndërmarrësisë ne punën ekipore ne kompani, si dhe ndikon ne ndryshimet cilësore/pozitive te ambientit biznesore.
Metodologjia e mësimëdhënies:
Metodat e vlerësimit: Është e përshkruar në Doracakun e Studentit dhe, më specifikisht, në syllabusin e lëndës. Poashtu, bazuar në nenin 12 dhe 13 të rregullorës për studimet themelore (Bachelor) për përcaktimin e suksesit akademik aplikohen këto metoda:
- Provimi
- Kolokviumi
- Punimi seminarik
- Praktika profesionale
- Testi praktik gjatë ushtrimeve
Zbatohen këto nota për përshkrim të suksesit në provime:
- 91-100 pikë: 10 ‘ A’ (shkëlqyeshëm)
- 81-90 pikë: 9 ‘B’ (shumë mirë)
- 71-80 pikë: 8 ‘C’ (mirë)
- 61-70 pikë: 7 ‘D’ (kënaqshëm)
- 51-60 pikë: 6 ‘E’ (mjaftueshëm)
- 0-50 pikë: 5 ‘FX/F’ (dobët)
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve të tyre, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në institucionet publike dhe private, qe mund të jenë:
- Në agjenci të ndryshme qeveritare në përcjellje të zhvillimit te Ndërmarrësisë dhe Biznesit;
- Në kuadër të Ministrive të ndryshme;
- Në ndërmarrje publike;
- Menaxher të sistemeve në organizatë;
- Konsulent të operacioneve;
- Menaxher në organizatë;
- Zhvillues/menaxher produkti;
- Menaxheri i përgjithshëm në organizata të ndryshme;
- Vetëpunësuar dhe sipërmarrës;
- Menaxher i Projektit;
Kohëzgjatja e Studimeve: 3 vite, gjashtë semestra
Kreditë e fituara: 180 ECTS
Kualifikimet e dhëna: Titulli që fiton studenti: Baçelor i shkencave (BSc) në Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia (Niveli 6 i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës)
Normat e kalueshmërisë se programit
| Treguesit kryesorë të performancës | Caku | |
| Kënaqshmëria e të diplomuarve me programin | 65% | |
| Kënaqshmëria e punëdhënësve të të diplomuarve me programin | 75% | |
| Punësimi i të diplomuarve (shkallën e punësimit) | 60% | |
| Kënaqshmëria e studentëve me programin | 65% | |
| Shkalla e diplomimit | deri në dy vite nga viti i regjistrimit | 50% |
| deri në katër vite nga viti i regjistrimit | 35% | |
| Shkalla e progresit nga viti në vit
|
Nga viti i parë në të dytin | 70% |
| Shkalla e kalueshmërisë në provime gjate ciklit te një viti akademik | Shkalla e kalimit në afatin e pare | 50% |
| Shkalla e kalimit në afatin e dyte | 30% | |
| Shkalla e kalimit në afatin e tretë | 15% | |
| Raporti mësimdhënës/student | Mesatarisht 1:5 | |
Shërbimet dhe lehtësitë e disponueshme:
1. Laboratorët:
Fakulteti i Menaxhmentit shfrytezon dy kabinetet e informatikës të paisura me kompjutere, posedon licenca për përdorimin e softuerëve ose përdor versionin shkollorë me licencë falas për qëllime akademike dhe secila klase e mesimit eshte e paisur me Smart Table te gjenerats se fundit.
- Bibliotekën dhe hapësirat për student
Biblioteka e Universitetit ka 1433 lloje të ndryshme të botimeve, disa me më shumë se një ekzemplarë, ka 8 ulëse leximi për studentë si dhe ka hapësirën 48,36m2. Gjithashtu ka edhe sallën e leximit me 40 ulëse. Studentët kanë gjithashtu qasje në bibliotekat elektronike, përmes linkut zyrtar të UShAF-it: https://ushaf.net → Studentët → e-Biblioteka
- Sistemet elektronike
Për menaxhimin e të dhënave të studentëve, UShAF përdor Sistemin për Menaxhimin e Informatave të Studentëve (SIMS) në linkun: sims.ushaf.net. Për sistemin e e-maileve institucionale, përdoret platforma Outlook në: outlook.ushaf.net. Për mësimin online, studentët përdorin platformën Microsoft Teams, ndërsa për punë akademike dhe qasje në aplikacionet institucionale, ata kanë qasje në Office 365, me të gjitha shërbimet dhe platformat e përfshira.
- Lehtësitë për studentët me aftësi të kufizuara
Universiteti ka qasje për persona me aftësi të kufizuara, dhe ka instaluar edhe ashensorin për qasje për persona me nevoja të veçanta në të gjitha katet e objektit.
- Rregulloret për studentë
Fakulteti i Arkitektures, Dizajnit dhe Teknologjise se Drurit sherbehet me rregulloren e me poshtme, si dhe doracakun e studentit:
- Doracaku i studentit
- Rregullore për Studimet Themelore(Bachelor)
- Rregullorja e Kodit Etik
- Rregullore për Praktikën Studentore
- Rregullore për Transfer të Studentëve
- Rregullore për Zgjedhjet Studentore në UShAF
- Rregullore mbi punën e Parlamentit të Studentëne në UShAF
- Rregullore tjera
- Qendrën e karrierës
Qendra e Karrierës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka këto funksione kryesore:
- Ndihmon studentët në orientimin profesional (zgjedhja e drejtimit të karrierës, këshillime individuale)
- Organizon punëtori dhe trajnime si shkrimi i CV-së, përgatitja për intervistë, aftësi të buta (soft skills)
- Ndërmjetëson praktika profesionale duke bashkëpunuar me kompani lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Organizon Panaire të Punës dhe Karrierës ku studentët lidhen drejtpërdrejt me punëdhënësit
- Promovon mundësi punësimi dhe praktike përmes njoftimeve zyrtare të universitetit
- Mbështet alumnit (të diplomuarit)në gjetjen e punës dhe zhvillimin e mëtejmë profesional
- Bursat e ofruara për student dhe tarifat e studimit:
Bursat për studentë ndahen për çdo vit akademik, bazuar në rregulloren e Këshillit Drejtues për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria: Subvencione dhe transfere. Lartësia e mjeteve financiare për ndarjen e bursave caktohet me vendim të veçantë nga Këshilli Drejtues për çdo vit fiskal.
Tarifat e studimit për studentë përcaktohen me Udhëzim Administrativ të veçantë të Ministrisë së Arsimit dhe UShAF zbaton tarifat e përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit.
8. Dita e dyerve të hapura
Në kuadër të aktivitetit “Open Doors”, universiteti hap dyert për të pritur maturantët e Kosovës, për t’i informuar ata rreth kushteve që ofron universiteti, rreth programeve e laboratoreve, si dhe hapësirave të tjera të cilat kontribuojnë në përvetësimin e shkathtësive profesionale. https://ushaf.net/ushaf-fillon-aktivitetin-open-doors/
- Materiale informuese
- Linku për broshura
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) finalizoi dokumentin “Plani për Barazi Gjinore 2025–2028”, i mbështetur nga projekti “Sustainable Higher Education and Research in Kosovo (SHER)”. This post is also available in: English
This post is also available in: English





