Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2025/2026 – Afati i Qershorit
Studentët e nivelit master nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës, studentët nga Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, si dhe studentët e vitit të tretë nga Fakulteti i Arteve të Aplikuara, realizuan një vizitë dyditore studimore në Athinë të Greqisë.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Saxion University of Applied Sciences, në Holandë, gjatë periudhës 18–22 maj 2026, në ambientet e UShAF kanë zhvilluar një takim pune ndërmjet grupeve punuese nga Fakulteti i Menaxhmentit të UShAF dhe Biznesi Ndërkombëtar i Saxion.
Në bazë të nenit 5 të Ligjit nr. 04/L-135 të Republikës së Kosovës për Veprimtari Kërkimore- Shkencore, nenit 148 të Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), nenit 12, të Rregullores për mbështetjen financiare, stimulimin dhe shpërblimin e punës kërkimore-shkencore, artistike dhe të aplikuar në UShAF, me nr. prot.: 641/26; Datë: 30.03.2026, […]
Të nderuar besimtarë myslimanë, Kurban Bajrami na rikujton rëndësinë e vlerave njerëzore, të cilat na bashkojnë dhe na motivojnë të ndërtojmë një shoqëri më të mirë. Është një ditë që përcjell mesazhe paqeje, dashurie, mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë, duke forcuar lidhjet mes njerëzve dhe duke nxitur frymën e solidaritetit.
Lajmërohen studentët, stafi akademik dhe administrativ i UShAF, se për nderë të festës së Bajramit të Vogël, me datën 27.05.2026 (e Mërkurë) do të jetë ditë pushimi. Ferizaj, 26.05.2026 NGA REKTORATI
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 26.05.2026 deri më 05.06.2026 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2026.
Fakulteti i Arteve të Aplikuara organizon ligjëratë dhe punëtori dyditore me Petrit Hoxhën, zhvillues dhe dizajner i lojërave digjitale, puna e të cilit fokusohet në krijimin e përvojave virtuale eksperimentale dhe interaktive.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizoi ekspozitën “Profesionistët e së Ardhmes 2026”, duke sjellë për të pranishmit një prezantim të gjerë të projekteve, ideve kreative dhe punimeve praktike të studentëve nga të gjitha fakultetet e universitetit. Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionalë, partnerë të industrisë, profesorë, studentë dhe mysafirë ndërkombëtarë.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) organizon ekspozitën tradicionale të punimeve dhe projekteve të studentëve “Profesionistët e së Ardhmes 2026”, e cila do të mbahet më 18 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e universitetit.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Punëtori e përbashkët ndërmjet Aleancës së Universiteteve E³UDRES² dhe UShAF 27 Qershor, 2026
- Studentët e UShAF festuan përfundimin e një etape të rëndësishme akademike në Ceremoninë e Diplomimit 26 Qershor, 2026
- UShAF hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master 24 Qershor, 2026