Thirrje e Hapur për Studentë për Mobilitet në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara (UTA) për Semestrin Veror 2027!

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj njofton se është hapur thirrja për aplikimin e studentëve për mobilitet studimor në kuadër të projektit Erasmus+ KA171-2024 në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve, Varshavë, Poloni, për semestrin veror 2027.

Thirrja për mobilitet përfshin tri (3) bursa dedikuar studentëve nga:

  • Fakulteti i Arkitekturës Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit (Bachelor dhe Master)
  • Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikës (Bachelor)
  • Fakulteti i Menaxhmentit (Bachelor dhe Master)

Shënim: Studentët në nivelin Bachelor kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nga semestri i dytë e tutje.

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë një letër motivuese në gjuhën angleze në email adresën e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UShAF: [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 20 Nëntor 2026