L A J M Ë R I M
Bazuar në vendimin e Senatit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), për lejim të afatit plotësues të provimeve të nëntorit 2026, lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se nga data 13.11.2026 deri më 19.11.2026 bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Nëntorit 2026.
Gjithashtu ju njoftojmë që në datat e lartëshënuara, studentët të cilët nuk kanë arritur t’a regjistrojnë semestrin dimëror 2026/2027, mund të paraqiten te zyra e shërbimit të studentëve për regjistrim, pasiqë sistemi elektronik SMIS nuk i lejon të paraqesin provimet.
Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sistemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve.
Në këtë afat studentët mund t’i paraqesin vetëm dy provime.
VËNI RE! Luten studentët që të respektojnë afatin e lartëshënuar dhe të kontrollojnë tek lista e rezultateve për verifikim të paraqitjeve të provimeve, përndryshe pas mbylljes së sistemit elektronik është e pamundur të bëhet paraqitja e provimeve.
Ferizaj, 13.11.2026 NGA ADMINISTRATA QENDRORE