Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Konkurs për ndarjen e bursave universtare për studentë, për vitin akademik 2026-27
Njoftohen studentët e vitit të parë, të regjistruar në vitin akademik 2026/2027 (Bachelor dhe Master), që të paraqiten në zyrën e Shërbimit të Studentëve, nr: 007 në UShAF për ti marrë ID-kartelën me çip, nga 23.11.2026 deri më 27.11.2026, nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Ju njoftojmë se vazhdohet afati i konkursit nr. 2627/26 i datës 10.09.2026 për aplikim për bursë për stafin të cilët ndjekin studimet e doktoraturës bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 30.03.2026 me nr. 652/26. Afati për aplikim shtyhet deri me datënn 30.11.2026.
A po mendoni të vazhdoni studimet tuaja në Francë? Dëshironi të zbuloni programet që ofrojnë universitetet franceze apo të mësoni më shumë rreth mundësive për mobilitet akademik? Më 23 nëntor 2026, Instituti Francez i Kosovës hap dyert për një ditë kushtuar arsimit të lartë francez dhe bashkëpunimit universitar ndërmjet Francës dhe Kosovës. E organizuar në […]
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpreh indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj presionit dhe kërcënimeve të pretenduara që, sipas deklarimeve të Afrim Lokut, po bëhen në emër të Ministrit Hajrullah Çeku
Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2026/2027- Afati i Nëntorit
Të nderuar studentë, të nderuar anëtarë të stafit akademik dhe administrativ, të nderuar qytetarë,
Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF) e konsideron vendimin e Ministrit Hajrulla Çeku për caktimin e Prof. Afrim Lokut ushtrues të detyrës së Rektorit ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e Universitetit, dhe nuk e pranon atë.
Ne, anëtarët e Këshillit Drejtues nga radhët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), shprehim shqetësimin e thellë dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj ndërhyrjeve të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në çështjet e brendshme institucionale të Universitetit. Në veçanti, kundërshtojmë vendimin e Komisionit për trajtimin e ankesave të nëpunësve të shërbimit publik të MASH, të datës 12.11.2026, me të cilin është miratuar ankesa e Ramadan Beqirit dhe është anuluar vendimi për zgjedhjen e Ushtrueses së Detyrës së Rektorit të UShAF-it.