Menaxhment Industrial – Baçelor

Menaxhment Industrial – Bachelor

Programi trevjeçar “Menaxhmenti Industrial” në kuadër të Fakultetit te Menaxhmentit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e Menaxhmentit Industrial, me fokus në  fushën e administrimit të biznesit dhe inxhinierisë,  duke ndihmuar në strukturimin dhe organizimin e kompanive industriale për të përmirësuar zhvillimin e kompanisë si dhe gjenerimin e ideve që avancojnë praktikën e menaxhimit. Gjithashtu ky mision është në harmoni të plot me Misionin e universitetit “të përgatisim profesionistë të kualifikuar dhe qytetarë të edukuar e të përgjegjshëm për të zhvilluar një karrierë profesionale dhe për të udhëhequr një jetë produktive”.

Ky program përfshin fusha të administrimit të biznesit dhe inxhinierisë që janë të domosdoshme për suksesin e kompanive brenda sektorit të prodhimit dhe shërbimeve

Qëllimi

Zhvillimet ekonomike ne nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar kane determinuar nevojën për te studiuar fushën për Menaxhment Industrial, me studimin e kësaj fushe studentet përfitojnë njohuri te cilat kane karakter ndërkombëtar. Qëllimi i këtij programi është të zhvillojë kuadro të specializuara të profesionistëve në fushën e menaxhmentit Industrial  për menaxher industrial me njohuri dhe shkathtësi në menaxhimin, zhvillimin dhe  dizajnimin e produkteve inovative të cilët janë në gjendje të përdorin teknologjinë moderne në industri.


Objektivat e përgjithshme

Objektivi i programit të studimit Baçellor “Menaxhmenti Industrial” është t’u ofrojë studentëve njohuri të duhura në fushën e menaxhimit të biznesit dhe ndërmarrësisë:

  • Zhvillimi i menaxherëve të suksesshëm të biznesit të cilët aplikojnë metodat bashkëkohore të menaxhimit në adresimin e ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit biznesor në funksion të përmirësimit të pozicionit konkurrues të ndërmarrjes.
  • Zhvillimi në ndërmarrës të suksesshëm të cilët janë në gjendje të identifikojnë potencialet zhvillimore të tyre në një ndërmarrësi të suksesshme dhe të qëndrueshme.

Në një mjedis ekonomik shumë konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, programi – përmes lëndëve që ligjërohen dhe praktikës që aplikohet – ofron mësimin teorik dhe praktik për zhvillimin e njohurive, kompetencave dhe shkathtësive specifike, përmes të cilave studentët do të jenë në gjendje të:

  • Analizojnë probleme të ndryshme relevante akademike, profesionale dhe etike hulumtuese;
  • Aplikojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në lëmitë e ndryshme në realizimin e aktiviteteve komplekse menaxheriale;
  • Komunikojnë dhe prezantojnë punën e tyre duke përdorur gjuhën dhe terminologjitë akademike si para profesionistëve ashtu edhe publikut të gjerë;
  • Kontribuojnë në mënyrat e reja të menduarit dhe proceseve inovative;
  • Punojnë në mënyrë individuale dhe grupore në problemet teorike dhe praktike (duke gjetur dhe aplikuar metodat adekuate të hulumtimi shkencor;
  • Zhvillojnë aftësitë e tyre analitike si dhe të zgjidhjes së problemeve komplekse në kohë reale.
  • Kuptojnë kompleksitetin e procesit të operacioneve të prodhimit dhe ndikimit të tij në dizajnin e produktit apo procesit, dhe anasjelltas;
  • Aplikojnë metodat moderne të menaxhimit të cilësisë në funksion të rritjes së efiçencës;
  • Planifikojnë, projektojnë linja të prodhimit dhe proceseve teknologjike;
  • Planifikojnë, iniciojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme inxhinierike
  • Menaxhojnë produkte dhe grupe (familje) të produkteve, që nga ideja, dizajni e deri te zhvillimi i tij gjatë gjithë ciklit të tij jetësor;
  • Kuptojnë menaxhimin industrial nëpërmjet një edukimi strategjik të menaxhimit me fokus në menaxhimin e prodhimit, marketingut, menaxhimin financiar, burimet njerëzore – të plotësuar nga qeverisja e korporatave, përgjegjësia sociale e korporatave dhe çështjet e qëndrueshmërisë;
  • Shfrytëzojnë programet moderne kompjuterike (MS Project Management, CAD, MS Access, SQL etj.) në menaxhimin e projekteve, investimeve si dhe dizajnin dhe analizën e funksionimit të produktit apo procesit të dizajnuar.

Mundësi punësimi në të ardhmen

Pas përfundimit të studimeve të tyre, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në industritë e mëposhtme dhe llojin e angazhimeve:

  • Menaxheri i përgjithshëm në një kompani prodhimi,
  • Zhvillues/menaxher produkti,
  • Zhvilluesi dhe dizajner i procesit të prodhimit,
  • Vetëpunësuar dhe sipërmarrës,
  • Menaxher i Projektit,
  • Menaxher i cilësisë,
  • Menaxher i Operacioneve,
Studenti i UShAF, Erzon Dërguti fiton Çmimin e Dytë në “Garën Studentore të Dizajnit 2024”

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), i përfaqësuar nga tetë studentë të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, mori pjesë në “Garën Studentore të Dizajnit 2024”, e cila ishte pjesë e Konventës së Industrisë së Drurit në Kosovë dhe ku u nderua me çmimin e dytë. This post is also available […]

This post is also available in: English