Fakulteti i Arteve të Aplikuara
Fakulteti i Arteve të Aplikuara
Fakulteti i Arteve të Aplikuara ofron program të studimeve në Dizajn Grafik dhe Multimedia, në ciklin e parë, pra në bachelor. Programi është i organizuar në module dhe i vlerësuar me kredi, të cilat janë në përputhje me sistemin evropian të kredive.
Fakulteti u siguron studentëve staf të kualifikuar dhe ambiente moderne të punës, me qëllim të përvetësimit të shkathtësive adekuate për profesionin që do të ushtrojnë në të ardhmen.

Fisnik Halili, student i vitit të parë në programin e studimeve Dizajn Grafik dhe Multimedia:
“Me punën që po bëhet, mund të them se Universiteti po na hapë rrugë të reja në zotërimin e aftësive, përmes të cilave besoj shumë se do ta gjejmë lehtë veten në tregun e punës.”
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) njofton opinionin publik se ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ndaj tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të emëruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës: Ramadan Beqiri, Ilmi Reçica dhe Alban Maliqi.
This post is also available in: English




