Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia – Baçelor
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia – Bachelor
Programi trevjeçar “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” në kuadër të Fakultetit te Menaxhmentit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e biznesit dhe të menduarit ndërmarrës, ne inovacione, ne planifikim të aktiviteteve biznesore, njohuri për komunikimin në biznes, dhe njohuri, aftësi dhe shkathtësi tjera të ndërlidhura me Menaxhimin e Biznesit dhe Ndërmarrësisë. Programi ofron një qasje të re të të mësuarit në mënyrë individuale dhe në grupe, për zgjidhjen e problemeve teorike dhe praktike, duke gjetur dhe aplikuar metoda adekuate të hulumtimit. Studentët gjithashtu planifikojnë, iniciojnë dhe ekzekutojnë projekte të ndryshme në fushën e menaxhimit.
Qëllimi
Zhvillimet ekonomike ne nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar kane determinuar nevojën për te studiuar fushën për Menaxhim te biznesit dhe zhvillimin e Ndërmarrësisë, me studimin e kësaj fushe studentet përfitojnë njohuri te cilat kane karakter ndërkombëtar. Qëllimi i këtij programi është të zhvillojë kuadro të specializuara të profesionistëve në fushën e menaxhimit te biznesit dhe krijimin e një fryme të të menduarit për ndërmarrësin, të cilat kuadro në të ardhmen do të ndihmojnë në strukturën dhe organizimin e bizneseve në vend dhe jo vetëm, dhe në këtë mënyrë në vazhdimësi ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe me gjerë.
Objektivat e përgjithshme
Objektivi i programit të studimit Baçellor “Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia” është t’u ofrojë studentëve njohuri të duhura në fushën e menaxhimit të biznesit dhe ndërmarrësisë:
- Zhvillimi i menaxherëve të suksesshëm të biznesit të cilët aplikojnë metodat bashkëkohore të menaxhimit në adresimin e ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit biznesor në funksion të përmirësimit të pozicionit konkurrues të ndërmarrjes.
- Zhvillimi në ndërmarrës të suksesshëm të cilët janë në gjendje të identifikojnë potencialet zhvillimore të tyre në një ndërmarrësi të suksesshme dhe të qëndrueshme.
Në një mjedis ekonomik shumë konkurrues dhe që ndryshon vazhdimisht, programi – përmes lëndëve që ligjërohen dhe praktikës që aplikohet – ofron mësimin teorik dhe praktik për zhvillimin e njohurive, kompetencave dhe shkathtësive specifike, përmes të cilave studentët do të jenë në gjendje të:
- zhvillojnë aftësi efektive në komunikimin me shkrim dhe me gojë duke përdorur metodat dhe teknologjitë e duhura;
- bashkëpunojnë në mënyrë efektive në grup me kolege që kanë përvojë, aftësi dhe shkathtësi të ndryshme individuale për arritjen e qëllimeve të përbashkëta;
- demonstrojnë njohuri themelore në analizat numerike dhe financiare për një planifikim të suksesshëm biznesor
- njohin menaxhimin e burimeve, çështjet etike, mjedisore dhe legjislative gjate procesit te vendimmarrjes në biznes;
- përdorin mjetet e duhura strategjike në procesin e vendimmarrjes për të zgjidhur probleme komplekse në mënyrë analitike, kritike dhe inovative;
- demonstrojnë aftësi dhe njohuritë të menaxhimit te përgjithshme dhe te menaxhimit te projekteve (MS Project Management,) si dhe aplikimin e tyre në situata praktike të biznesit;
- realizojnë përdorimin e metodave tradicionale dhe dixhitale të marketingut dhe shitjes;
- identifikojnë hallkat e zinxhirit furnizues dhe proceset e prodhimit si dhe implikimin e tyre në procesin e zhvillimit të produktit;
- kuptojnë konceptet themelore të ndërmarrësisë, ndërmarrësin e qëndrueshme si dhe inovacionet dhe trendët e ardhshme zhvillimore;
- njohin problemet me të cilat përballet ekonomia lokale dhe globale si dhe aftësia për të identifikuar mundësitë e biznesit për ndërmarrësit;
- dijnë se çfarë nevojitet për identifikimin, shfrytëzimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mundësive të reja (produkteve dhe shërbimeve);
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve të tyre, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë në institucionet publike dhe private, qe mund të jenë:
- Në agjenci të ndryshme qeveritare në përcjellje të zhvillimit te Ndërmarrësisë dhe Biznesit;
- Në kuadër të Ministrive të ndryshme;
- Në ndërmarrje publike;
- Menaxher të sistemeve në organizatë;
- Konsulent të operacioneve;
- Menaxher në organizatë;
- Zhvillues/menaxher produkti;
- Menaxheri i përgjithshëm në organizata të ndryshme;
- Vetëpunësuar dhe sipërmarrës;
- Menaxher i Projektit;
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ndërlidhjes së edukimit teorik me përvojën praktike profesionale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kompania Hoteliere “La Terrazza”, në Han të Elezit, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. […]
This post is also available in: English