Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) hap afatin e dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2026/27
Në nivelin bachelor do të pranohen 127 studentë të rregullt, prej të cilëve 48 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 8 vende për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, si dhe 7 vende për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:
- Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit, BSc;
- Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia, BSc (Vetëm për kuotat e rezervuara);
- Dizajn Grafik dhe Multimedia, Bachelor Profesional (Vetëm për kuotat e rezervuara);
- Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve, BSc;
- Informatika e Aplikuar, BSc (Vetëm për kuotat e rezervuara);
- Inxhinieri Industriale me Informatikë, BSc.
Në nivelin master do të pranohen 50 studentë të rregullt, prej të cilëve 16 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 4 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 4 vende për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, si dhe 4 vende për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:
- Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn i Interierit, MSc (Vetëm për kuotat e rezervuara);
- Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, MSc;
- Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit, MSc;
- Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni, MSc.
Mundësi ndërkombëtare studimi: Studentët që regjistrohen në programet Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia (Bachelor) dhe Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni (Master) në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj kanë mundësinë të ndjekin studimet në kuadër të programit Double Diploma, i realizuar në bashkëpunim me WSB University (Poloni). Programi u mundëson studentëve që, pas përmbushjes së kërkesave akademike të përcaktuara nga të dy institucionet, të pajisen me dy diploma universitare, një nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe një nga WSB University në Poloni.
Aplikimi online për të dy nivelet e studimit do të bëhet nga data 11.09.2026 deri më 24.09.2026, në ora 16:00.
Dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët që kanë aplikuar online, do të bëhet nga data 11.09.2026 deri më 24.09.2026. Dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave. Gjatë kësaj periudhe do të realizohet edhe verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.
Detajet e plota të konkursit, kriteret e pranimit dhe procedura e aplikimit mund të gjenden në vegëzat (linket) e mëposhtme.
Linku për aplikim: Ju njoftojmë se linku do të jetë aktiv nga data 11.09.2026.
Konkursi për studimet Bachelor
dt. 08.09.2026
This post is also available in: English