Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2026/27.

Në nivelin bachelor do të pranohen 390 studentë të rregullt, prej të cilëve 46 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 6 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 7 vende për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, si dhe 7 vende për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Dizajn Grafik dhe Multimedia;
  2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
  3. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;
  4. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve;
  5. Informatika e Aplikuar;
  6. Inxhinieri Industriale me Informatikë.

Në nivelin master do të pranohen 120 studentë të rregullt, prej të cilëve 16 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 4 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 4 vende për kandidatët nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, si dhe 4 vende për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

  1. Arkitekturë e Gjelbër dhe Dizajn i Interierit;
  2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
  3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;
  4. Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni.

Mundësi ndërkombëtare studimi: Studentët që regjistrohen në programet Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia (Bachelor) dhe Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni (Master) në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj kanë mundësinë të ndjekin studimet në kuadër të programit Double Diploma, i realizuar në bashkëpunim me WSB University (Poloni). Programi u mundëson studentëve që, pas përmbushjes së kërkesave akademike të përcaktuara nga të dy institucionet, të pajisen me dy diploma universitare, një nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe një nga WSB University në Poloni.

Aplikimi online për të dy nivelet e studimit do të bëhet nga data 29.06.2026 deri më 09.07.2026, në ora 16:00.

Dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët që kanë aplikuar online, do të bëhet nga data 29.06.2026 deri më 09.07.2026. Dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave. Gjatë kësaj periudhe do të realizohet edhe verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Detajet e plota të konkursit, kriteret e pranimit dhe procedura e aplikimit mund të gjenden në vegëzat (linket) e mëposhtme.

Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko  

Video udhëzuese për aplikim

Konkursi për studimet Bachelor

Konkursi për studimet Master