Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit – Master (MSc)
PROGRAMET BAÇELOR
PROGRAMET MASTER
Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit – Master (MSc)
Programi dyvjeçar “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” niveli Master (MSc) – në kuadër të Fakultetit te Menaxhmentit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara ne Ferizaj, do t’u ofrojë studentëve njohuri bashkëkohore teorike dhe praktike në fushën e ndërmarresisë dhe inovacionit – me qasje të dizajnimit të të menduarit ndërmarrës, te menduarit inovativ, mënyrës se negocimit, te mësuarit për një ekonomi cirkulare dhe digjitale, për një metodë te mire te menaxhimit financiar, aplikim te drejt dhe etik te legjislacionit ne ekonomi si dhe aspektet tjera ndërlidhur me krijimin e kompetencave qe studentin e bëjnë konkurrent ne tregun e punës.
Ky program ofron një qasje te re në te mësuarit duke synuar aktivitetin mësimor individual dhe grupor te punës së studentëve, ata do te përgatiten për zgjidhjen e problemeve teorike dhe praktike, duke gjetur dhe aplikuar metoda adekuate të hulumtimit. Studentët gjithashtu do te orientohen ne një pune hulumtuese duke planifikuar, iniciuar dhe ekzekutuar projekte qe janë te parapara ne kurikulen e programit mësimor.
Qëllimi
Qëllimi i programit “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” niveli Master, është të zhvilloj aftësi thelbësore dhe strategji efektive për formimin e kuadrove me mendësi inovative ndërmarrëse, me synim për të ndërtuar shkathtësi dhe kompetenca të menaxhimit, krijimit dhe aplikimit të inovacionit ndërmarrës si dhe rritjes së qëndrueshme të ndërmarrjes në ekonomin e tregut. Zhvillimet ekonomike ne nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar kane determinuar nevojën për te studiuar fushën për Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, me studimin e kësaj fushe studentet përfitojnë njohuri te cilat kane karakter ndërkombëtar.
Objektivat e përgjithshme
Objektivat e programit “Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit” – ndër të tjera – janë:
- Formimi i kuadrove të cilët janë në gjendje të krijojnë dhe zhvillojnë ndërmarrësinë duke kontribuar zhvillimit të tregut dhe ngritjes së punësimit,
- Zhvillimi i aftësive te studentët për identifikimin, krijimin dhe aplikimin e ideve inovative ndërmarrëse për te qenë kompetitivë me produkte dhe shërbime në ekonomin e tregut,
- Ndërtimi i kompetencave menaxheriale te të diplomuarit për zbatimin në praktikë të parimeve të menaxhimit në biznese inovative,
- Avancim të njohurive ndërmarrëse te studentët për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të biznesit në një ekonomi të tregut,
Programi – përmes lëndëve që ligjërohen ofrone mundësi te zhvillimit te njohurive, kompetencave dhe shkathtësive specifike, përmes të cilave studenti do të jetë në gjendje të:
- Zhvillon njohurit të avancuara për të krijuar dhe mbështetur modelet në ndërmarrësi inovative,
- Ndërton aftësi për ide të reja ndërmarrëse të qëndrueshme në një ambient dinamik dhe të pa-parashikuara të tregut,
- Harton strategji krijuese për ndjekjen, shfrytëzimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mundësive të reja,
- Përpilon plane të biznesit duke përfshirë kapitalin financiar, legjislacionin, hulumtimin e tregut, dhe aspektet teknologjike,
- Prezanton dhe komunikon idetë/modelet e biznesit duke përdorur paisjet tekonologjike dhe programet softuerike,
- Demonstron shkathtësi menaxheriale për zgjidhjen e problemeve ndërlidhur me ndërmarrjen, ekonominë dixhitale dhe menaxhimin e inovacionit,
- Planifikon në mënyrë strategjike burimet njerëzore, menaxhon zingjirin furnizues duke vlerësuar riskun dhe rendësin e negocimit në ndërmarrje,
- Zotëron njohuri dhe kompetencë për konceptet që mbështesin inovacionin ndërmarrës brenda organizatës
- Implementon hapat e nevojshëm për shndërrimin e idesë në një Start-Up,
- Aplikon metodat e ndryshme të kërkimit shkencor që përdoren ne ndërmarrësi, inovacion dhe teknologjinë e re.
Mundësi punësimi në të ardhmen
Pas përfundimit të studimeve, të diplomuarit do të jenë në gjendje të punojnë si:
- Themelues i ndërmarrjes dhe CEO,
- Menaxher i projekteve inovative,
- Menaxher ndërmarrje,
- Këshilltar legjislativ për ndërmarrësi dhe inovacion,
- Hulumtues dhe zhvillues i biznesit,
- Konsulent i Dizajnimit të Biznesit dhe Inovacionit
- Konsulent i Ndërmarrjes,
- Menaxher i riskut në ndërmarrje,
- I punësuar në institucione publike, etj,
Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të ndërlidhjes së edukimit teorik me përvojën praktike profesionale, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Kompania Hoteliere “La Terrazza”, në Han të Elezit, nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim të aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UShAF, Prof. Dr. […]
This post is also available in: English