Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot afatin e dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2023/24.

Në këtë afat të konkursit në nivelin bachelor, do të pranohen 280 studentë të rregullt, prej të cilëve 56 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 7 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 7 nga Shqipëria dhe 7 studentë nga Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1. Dizajn Grafik dhe Multimedia;

2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;

3. Informatika e Aplikuar;

4. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;

5. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;

6. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;

7. Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, në nivelin e studimeve master në këtë afat të konkursit do të pranohen 57 studentë të rregullt, prej të cilëve 12 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

1. Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;

2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;

3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 31.08.2023 deri më 07.09.2023 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 31.08.2023 deri më datën 07.09.2023 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko

Konkursi per Studimet Bachelor

Konkursi per studime master