Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2023/24.

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 235 studentë të rregullt, prej të cilëve 28 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 7 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 7 nga Shqipëria dhe 7 studentë nga Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1. Dizajn Grafik dhe Multimedia;

2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;

3. Informatika e Aplikuar;

4. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;

5. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;

6. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;

7. Inxhinieri Industriale me Informatikë;

Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 50 studentë të rregullt, prej të cilëve 6 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 3 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

1. Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;

2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;

3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 10/07/2023 deri më 17.07.2023 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 10.07.2023 deri më datën 17.07.2023 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 16:00, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.

Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko

Konkursi per Studimet Bachelor

Konkursi per studime master