Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2020/2021.

Në këtë afat të konkursit, në nivelin bachelor, do të pranohen 261 studentë të rregullt, ndërsa 70 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 13 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 13 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

  1. Dizajn Grafik dhe Multimedia
  2. Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë
  3. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve
  4. Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit
  5. Inxhinieri Industriale me Informatikë
  6. Menaxhment Industrial

Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 37 studentë të rregullt, ndërsa 12 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 2 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 2 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 2 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

  1. Arkitekturë dhe Dizajn i Interierit me Prodhime nga Druri
  2. Inxhinieria dhe Informatika
  3. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm

Konkursi plotësues për të dyja nivelet e studimit, do të jetë i hapur deri me 24 tetor 2020, në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë (përfishirë edhe ditën e shtunë).

Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: www.ushaf.net/apliko