Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2024/25.
Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 400 studentë të rregullt, prej të cilëve 48 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 8 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 8 vende për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:
1. Dizajn Grafik dhe Multimedia;
2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;
4. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;
5. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;
6. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;
7. Inxhinieri Industriale me Informatikë;
Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 140 studentë të rregullt, prej të cilëve 17 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 4 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 4 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 4 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:
1. Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit;
2. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;
3. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;
4. Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni
Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 23/07/2024 deri më 31.07.2024 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 23.07.2024 deri më datën 31.07.2024 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 16:00, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës.
Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko