Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkurs për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2024/25.

Në këtë afat të konkursit në nivelin bachelor, do të pranohen 115 studentë të rregullt, prej të cilëve 46 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë dhe 15 vende për kandidatët nga Mali i Zi, nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet:

1.Dizajn Grafik dhe Multimedia; (vetëm për kandidatët nga komunitetet jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja)

2. Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit;

3. Informatika e Aplikuar; (vetëm për kandidatët nga komunitetet jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja)

4. Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia;

5. Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve;(vetëm për kandidatët nga komunitetet jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja)

6. Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri;

7. Inxhinieri Industriale me Informatikë; (vetëm për kandidatët nga komunitetet jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja)

Ndërsa, në nivelin e studimeve master në këtë afat të konkursit do të pranohen 80 studentë të rregullt, prej të cilëve 18 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 12 vende për kandidatët nga Mali i Zi, nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut.

Programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë:

1. Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm;

2. Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit;

3. Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacionit

4. Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit; (vetëm për kandidatët nga komunitetet jo shumicë, si dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja)

Aplikimi online për nivelin e studimit baçelor, do të bëhet nga data 09.09.2024 deri më 20.09.2024 në ora 16.00.Ndërsa aplikimi online për nivelin e studimit master do të bëhet nga data 09.09.2024 deri më 30.09.2024 në ora 16:00.

Dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 09.09.2024 deri më datën 20.09.2024 (për nivelin baçelor ) dhe nga data 09.09.2024 deri me 30.09.2024 ( për nivelin master ).

Dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të të dielave, . Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës

Apliko në linkun: www.ushaf.net/apliko

Konkursi per Studimet Bachelor

Konkursi per studime master