Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) tashmë është pavarësuar zyrtarisht nga Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit që rregullon të gjitha çështjet e shkëputjes përfundimtare nga ky Universitet.
Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), e kanë vizituar sot përfaqësues të Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), të prirë nga kryetari i Unionit Arben Mehmeti, ndërsa pjesë e këtij delegacioni ishin edhe Nehat Gashi – nënkryetar, Krenare Çerkini- nënkryetare dhe kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit, Alketa Mehmeti.
Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), e kanë vizituar sot përfaqësues të bizneseve të ndryshme, me të cilat Universiteti tashmë ka krijuar një parneritet të qëndrueshëm dhe shumë të nevojshëm për zhvillimin e këtij institucioni të arsimit të lartë.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka mbajtur takim me përfaqësues të kompanive dhe bizneseve, me të cilat tashmë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi për punën praktike të studentëve.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka lidhur sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ngjarje kjo që është vlerësuar si e rëndësisë së veçantë nga udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, e po ashtu edhe nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, i cili ishte i pranishëm në […]
Në funksion të përgatitjes së studentëve dhe lidhjes së mësimit teorik me atë praktik, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Business Support Centre Kosovo dhe Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Ferizaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 | 31 |