Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Ligjëratë nga Drejtoresha për Ekonomi dhe Zhvillim nga komuna e Deçanit
- 3 Maj, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Drejtoresha për Ekonomi dhe Zhvillim në komunën e Deçanit, znj. Fitore Shala Hulaj, mbajti një ligjëratë para studentëve të Menaxhmentit të Turizmit dhe Hotelerisë të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me temë “Turizmi Natyror dhe Kulturor në Komunën e Deçanit”.
Drejtoresha falënderoi UShAF për mundësinë e dhënë që të vijë dhe të shpalosë para studentëve të këtij Universiteti vlerat e turizmit, të cilat i posedon komuna e Deçanit.
Ligjëratën e filloi me disa definicione të termave në fushën e turizmit si: shenjëzimet turistike, produktet turistike, desinacionet turistike dhe turizmin në përgjithësi.
Nga turizmi natyror si vlerë dhe veçanti në komunën e Deçanit, znj. Hulaj veçoi bjeshkët të cilat kjo komunë i posedon, po ashtu edhe zhvillimin në masë të madhe të bujqësisë dhe blegtorisë. Ndërsa, nga turizmi kulturor, studentëve u foli për mullinjtë e vjetër nga guri dhe kullat e kësaj komune, rëndësinë dhe organizimin e tyre të mbrendshëm. Veçanti e kësaj komune ishin edhe stanet nga druri, të cilët banorët i kanë ndërtuar nëpër bjeshkë të ndryshme.
Studentët ishin mjaftë të interesuar për të dëgjuar këtë ligjëratë dhe shprehën interesimin e tyre që të shkojnë dhe të i shohin nga afër disa nga monumentet.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Thirrje e Hapur për Studentë për Mobilitet në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara (UTA) për Semestrin Veror 2027! 11 Nëntor, 2026
- THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET STUDENTOR 10 Nëntor, 2026
- Këshilli Drejtues i USHAF-it zgjedh Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu Ushtruese të Detyrës së Rektorit 5 Nëntor, 2026


