Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Në kuadër të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Fakulteti i Menxhmentit dhe Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Mitrovicës, organizuan Tryezën shkencore me temën: “Rritja e çmimeve, pasojë e inflacionit apo shkëputjes së zinxhirit furnizues”.
Në kuadër të projektit të programit Erasmus+ “Staff Teaching Mobility”, profesoresha e Universitetit të Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, Prof. Agnieszka Marczewska ka qëndruar për vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Njoftojmë të gjithë studentët e nivelit master të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, se në kuadër të projektit ResearchCult, u janë krijuar llogaritë për qasje në platformën EBSCO.
Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari në bashkëpunim me prorektoren për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, znj. Fakije Zejnullahu, në kuadër të projektit KODE/KREN, të realizuar nga Ministria e Ekonomisë të Kosovës, kanë siguruar mbështetje për t’u furnizuar me licenca Office 365-A3 për të gjithë profesorët, studentët dhe stafin administrativ të Universitetit të […]
Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2021/2022 – Afati i Qershorit 2022
Lajmërohen studentët në studimet Bachelor dhe Master, se duke filluar nga data 27.05.2022 deri më 31.05.2022, ora 16:00, bëhet paraqitja e provimeve për afatin e Qershorit 2022. Studentët i paraqesin provimet në formë elektronike dhe pas skadimit të këtij afati sitemi elektronik nuk ua pranon kërkesën për paraqitje të provimeve. Luten studentët që të respektojnë […]
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), sot ka hapur ekspozitën e gjashtë me radhë “Profesionistët e së Ardhmes”, e cila organizohet çdo vit në UShAF dhe studentët ekspozojnë talentin e tyre përmes punimeve të ndryshme.
Në kuadër të projektit STAND po mbahet punëtoria në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë me institucionet partnere të projektit për adoptimin e praktikave më të mira mbi qeverisjen e universiteteve.
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) me datë 24.05.2022 (e Martë) do të organizojë shëtitje një ditore me karakter studimor në parkun “Livadhet e Shtrazës”, në Komunën e Kaçanikut.
Ftohen studentët të marrin pjesë në edicionin e 21-të të Universitetit Veror të Prishtinës Për më shumë informata gjeni të bashkëngjitur dokumentin
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Lista e kandidatëve të përzgjedhur për punë praktike në administratën qëndrore të UShAF 27 Dhjetor, 2024
- Urimi i Rektorit për Festat e Fundvitit 24 Dhjetor, 2024
- Njoftim 24 Dhjetor, 2024