Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) përkatësisht të Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, programi beçelor, në bashkëpunim me Prof. As. Dr. Ramadan Topuzi, kanë realizuar vizitë studimore në ndërmarrjen për prodhimin e mobilieve dhe produkteve strukturore nga druri “Dafinor”, në Shkodër.

Studentët u njoftuan për së afërmi me procesin e operacioneve, dhe me të gjitha proceset e punës që realizon Ndërmarrja, duke filluar nga projektimi, e deri te realizimi i produkteve finale nga druri.

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit MSc. Bujar Jashari falënderoi menaxhmentin e Ndërmarrjes për bashkëpunimin dhe mikëpritjen që kanë treguar për studentët, për realizimin e objektivave studimore.

Këto vizita studimore për studentët e UShAF tanimë janë bërë të domosdoshme për ta parë nga afër se si punohet në praktikë me programet që ata sdudiojnë.

 

This post is also available in: English