Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara, përkatësisht studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Ambientit, sot zhvilluan vizitën studimore në qytetin e Pejës dhe grykën e Rugovës duke u dhënë mundësi studentëve të njihen me industrinë e hotelierisë dhe atraksionet turistike të cilat i ofron ky rajon.

Fillimisht studenët u pritën nga drejtoresha e Hotel Dukagjinit, znj. Krenare Gashi ku nga afër u njohën me menaxhimin e biznesit hotelier, duke shpalosur edhe rëndësinë e sektorit hotelier në zhvillimin e industrisë dhe turizmit. Me këtë rast studentët patën rastin të vizitojnë edhe qytetin e bukur të Pejës duke përfshirë Çarshinë e Gjatë, qendrën e qytetit dhe të tjera.

Vizita vazhdoi nëpër Grykën e Rugovës ku studentët u mahnitën për së afërmi me bukuritë e këtij vendi. Duke vazhduar më pas në Grand Hotel Belushi, ku menaxheri i hotelit z. Besnik Shabi mikëpriti studentët dhe profesorët duke shpjeguar para tyre shërbimet që ky hotel ofron.