Në nderim të 100-vjetorit të themelimit të Turqisë moderne, në Antalya të Turqisë është mbajtur “4th International Turkic World Engineering and Science Congress”. Në këtë Kongres kanë marrë pjesë mbi 450 studijues të fushave të ndryshme nga mbarë bota të cilët prezantuan 400 kumtesa të organizuara në 66 sesione të ndryshme.

Gjithashtu, në këtë Kongres, përfaqësuesit e UShAF kanë paraqitur punimin me titull “Assessing the mismatch between school furniture and the body dimensions of 9th-grade students” përgatitur nga bashkautorët, Elmedina Hyseni, Rrahim Sejdiu, Bujar Jashari, Lulzim Idrizi, Agron Bajraktari. Gjetjet e këtij studimi ishin me mjaft rëndësi dhe u vlerësuan lart nga të pranishmit.

Në kuadër të këtij Kongresi, Rektori Bajraktari ka takuar edhe përfaqësues të Universitetit të Gazit me të cilët janë dakordar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.