Universiteti  i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) bënë thirrje për aplikim për subvencionimin e punimeve shkencore të stafit akademik të UShAF

Thirrje për aplikim për subvencionimin e punimeve shkencore

Të drejtë aplikimi kanë i gjithë stafi akademik i rregullt në UShAF i cili ka publikuar tërësisht ose një pjesë të konsiderueshme të rezultateve të hulumtimit në revistat shkencore të indeksuara në platformat:

  • Clarivate Analytics-Web of Science (SCIE, SSCI, AHCI),

Botimi i veprimtarive shkencore në revista apo shtëpi botuese të dyshimta nuk do të rimbursohen nga USHAF.

Do të merren në konsideratë vetëm punimet e publikuara pas thirrjes së fundit për subvencionim nga ana e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Kërkesa për rimbursim protokollohet dhe dorëzohet në administratën e universitetit brenda afateve të parapara në thirrje.

Kërkesës për aplikim duhet t’i bashkëngjiten:

  • Formulari për aplikim, i plotësuar dhe nënshkruar nga autori që bënë kërkesën;
  • Dëshmi me të cilën autori konfirmon se punimi i publikuar nuk është financuar nga ndonjë palë tjetër;
  • Kopja e punimit të publikuar;
  • Dëshmia e pagesës së punimit.

Aplikimi bëhet nga data 04.12.2023 deri me datë 11.12.2023 në ora 15:00. Nuk do te merren parasysh projektet me dokumentacion të pakompletuar dhe të dorëzuara pas afatit.

Linku për thirrje : THIRRJE PËR APLIKIM PËR SUBVENCIONIMIN E PUNIMEVE SHKENCORE