Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
UShAF dhe Kompania “Ciao Berto”, hynë në Marrëveshje Bashkëpunimi
- 7 Maj, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit
Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim drejtor i marketingut dhe shitjes të Kompanisë “Ciao Berto”, z. Ardian Thaçi me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për punë praktike të studentëve.
Rektori Bajraktari dhe z. Thaçi biseduan për mënyrën më të mirë të realizimit të kësaj Marrëveshje, përfitimin që do të kenë të dyja palët, si dhe nevojën e pashmangshme të vendit tonë për profesionistë në fushën e dizajnit.
Rektori Bajraktari falënderoj z. Thaçi për nënshkrimin e Marrëveshjes dhe uroj që ky të jetë një fillim i mbarë i bashkëpunimit. Po ashtu, Rektori tha se i gëzohet faktit që Universiteti ynë po vazhdon të krijoj lidhje me kompani lidere në Kosovë dhe se interesimi për bashkëpunim nga ana e tyre po rritet përditë.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshje, z. Thaçi mbajti një ligjëratë për studentët e UShAF, të cilët i informoj për mënyrën e funksionimit të Kompanisë “Ciao Berto”, historikun, misionin, vizionin, teknologjinë, kapacitetin, standardet, produktet që ofron, si dhe përparësit e kësaj Kompanie.
Ciao Berto është njëra ndër kompanitë lidere në Kosovë në tregun e mobilieve, e cila përveç prodhimeve të veta, ka përfaqësinë edhe të disa brendeve botërore, si: Magniflex, The Rug Republic, Nicoletti, Imix, Ton, etj.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Thirrje e Hapur për Studentë për Mobilitet në Universitetin e Teknologjisë dhe Arteve në Shkenca të Aplikuara (UTA) për Semestrin Veror 2027! 11 Nëntor, 2026
- THIRRJE E HAPUR PËR MOBILITET STUDENTOR 10 Nëntor, 2026
- Këshilli Drejtues i USHAF-it zgjedh Prof. Asoc. Dr. Fakije Zejnullahu Ushtruese të Detyrës së Rektorit 5 Nëntor, 2026







