Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët e UShAF vizituan Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë “Shqipëria 2019”
- 15 Mars, 2019
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve, vizituan Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë “Shqipëria 2019”, i cili është i 16–ti me radhë, i organizuar nga Albexpo Group.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të njihen me prodhimet më të reja të aksesorëve të mobileve, menteshat, ngjyrat, llaqet dhe materialet e tjera në lëminë e industrisë së drurit.
Studentët, po ashtu përfituan njohuri të shumta, e posaçërisht me ato të trendeve të fundit, si dhe patën rastin të dëgjojnë ligjëratë nga Alphacam dhe Cabinet Vision.
Në Panair, studentët ishin të shoqëruar nga profesorët e tyre: Rrahim Sejdiu, Florit Hoxha, Bujar Jashari dhe Lulzim Idrizi.
Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë është tradicional, i cili organizohet çdo vit dhe ka për qëllim prezantimin e prodhimeve të drurit dhe dizajnit nga kompani vendore dhe të huaja.







Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | ||||||
2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
30 | 31 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Orari i ligjëratave – Semestri dimëror për vitin akademik 2023/24 30 Shtator, 2023
- NJOFTIM 29 Shtator, 2023
- Rektori Bajraktari mori pjesë në Konferencën e 7-të shkencore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit 26 Shtator, 2023