Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Studentët e UShAF vizituan Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë “Shqipëria 2018”
- 19 Mars, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit
Studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve, të udhëhequr nga profesorët e tyre, Prof. Ass. Dr. Rrahim Sejdiu dhe Prof. Ass. Dr. Muhamet Ymeri, vizituan Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë “Shqipëria 2018”.
Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të njihen me prodhime të ndryshme të mobilerisë, aksesorë, mentesha, si dhe me pajisje të ndryshme, të cilat për momentin janë avancime më të theksuara në shkencën e Industrisë së drurit.
Ndërsa, për historikun e mobilerisë në regjion dhe Shqipëri, si dhe perspektivën e kësaj lëmie, studentët u njoftuan nga ekspertët e lëmisë së Industrisë së drurit, Prof. Asoc. Dr. Arben Bejtja dhe Dr. sc. Ramadan Topuzi.
Panairi “Shqipëria 2018”, është i 15-ti me radhë dhe është organizuar nga Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Mobilerisë të Shqipërisë. Ky panair organizohet çdo vit dhe ka për qëllim prezantimin e prodhimeve të drurit dhe dizajnit nga kompani vendore dhe të huaja.
This post is also available in: English
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- USHAF nuk pranon ndërhyrje brutale dhe të kundërligjshme në autonominë e tij 13 Nëntor, 2026
- DEKLARATË PUBLIKE E ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES NGA RADHËT E UShAF: AUTONOMIA UNIVERSITARE NUK MUND TË CENOHET PËRMES NDËRHYRJEVE ARBITRARE DHE TEJKALIMIT TË KOMPETENCAVE LIGJORE 13 Nëntor, 2026
- L A J M Ë R I M 13 Nëntor, 2026
This post is also available in: English

