Create your own sidebar via Visual Composer with drag and drop tech, for almost all pages!
Anëtar të delegacionit të shtetit të Iowa vizituan UShAF
- 15 Maj, 2018
- Posted by: admin
- Category: Fakulteti i Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit Fakulteti i Inxhinierisë dhe Informatikë Fakulteti i Menaxhimit Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit

Presidenti i ‘’Des Moines Area Community Collage’’, Robert J. Denson dhe dekani i Industrisë dhe Teknologjisë, Scott J. Ocken, të cilët janë pjesë e delegacionit nga Iowa e SHBA, vizituan Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF).
Anëtarët e delegacionit u pritën nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtarë, Prof. Dr. Bujar Pira, i cili i njoftoj ata për historikun e Universitetit që nga themelimi si Shkollë e Lartë e deri tek shndërrimi në Universitet. Po ashtu, prorektori iu spjegoi edhe mënyrën e funksionimit të universitetit, si dhe punën e madhe që është duke u bërë nga stafi akademik që të zhvilloj edukimin me studentin në qendër. Po ashtu, prorektori tha se bashkëpunimi me ne do të jetë më i lehtë, sepse profilet që ofrojmë ne janë të përafërta me programet që ofron ‘’Des Moines Area Community Collage’’.
Ndërsa, anëtarët e delegacionit u shprehën të mahnitur me punën që po bëhet në UShAF dhe u shprehën të hapur për bashkëpunim.
Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen
Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.
Calendar
H | M | M | E | P | S | D |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 2 | 3 | 4 | |||
5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Custom Sidebar For teachers Page
Three recent blog posts
- Orari i provimeve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2022/2023 – Afati i Qershorit 31 Maj, 2023
- UShAF dhe MDA hynë në Memorandum Bashkëpunimi 30 Maj, 2023
- L A J M Ë R I M 29 Maj, 2023